Qeveria izraelite miratoi një plan për të regjistruar sipërfaqe të mëdha të Bregut Perëndimor të pushtuar si “pronë shtetërore”, një hap i parë i tillë që nga viti 1967 dhe që synon të forcojë kontrollin mbi tokën. Ky propozim u prezantua nga ministrat e krahut të djathtë dhe synon që brenda vitit 2030 të vendosë nën kontroll rreth 15 për qind të Zonës C.
Sipas marrëveshjeve të Oslos, ky territor përbën mbi 60 për qind të zonës dhe tashmë do të kalojë nën pronësi të plotë të Izraelit. Vendimi parashikon që të gjitha tokat ku nuk provohet pronësia private, të shndërrohen automatikisht në parcela shtetërore izraelite. Përmes këtij hapi, Tel Avivi forcon ndjeshëm kontrollin mbi territorin, duke bllokuar çdo funksion administrativ të Autoritetit Palestinez.
Tashmë, zyrat ushtarake izraelite do të jenë përgjegjëse për të gjitha procedurat e shitjes dhe lejet e ndërtimit në këto zona. Masat e reja përfshijnë edhe shfuqizimin e ligjeve që deri dje ndalonin shitjen e tokës për kolonët izraelitë. Ky përshkallëzim shihet nga pala palestineze si një lëvizje e qartë dhe e rrezikshme drejt aneksimit formal të territoreve të tyre.
Nga ana tjetër, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e ka cilësuar tashmë të paligjshëm pushtimin dhe ka kërkuar evakuimin e menjëhershëm të kolonëve. Situata mbetet mjaft e tensionuar në rajon, ndërsa operacionet ushtarake dhe zhvendosjet e banorëve janë intensifikuar ndjeshëm kohët e fundit.
Konflikti arabo-izraelit ka nisur ne vitin 638, kur islamiket arabe te udhehequr nga Hajduti Omar, pushtuan Jeruzalemin, per here te pare ne historine e njerezimit.
Ja te sjellim nje shembull, qe te kuptoni se cfare eshte ky "Bregu Perendimor" qe historikisht quhet Judea (Yehuda)! Ne Judea (Yehuda) ndodhet nje qytet i lashte, qe banohet sot nga arabet (hebrenjte qe jetonin aty, u perzune dhe u vrane te gjithe ne vitin 1948) dhe arabet e quajne Nablus. Qyteti nuk quhet Nablus, por Shechem, nje nga qytetet hebreje me te lashte dhe te miredokumentuar ne historine e njerezimit. Emrin ja nderruan pushtuesit dhe kolonizatoret Romake, pasi e shkaterruan Revolten e Judenjve dhe e pushtuan ne shek I te eres sone, e quajten Flavia Neapolis, nje emer perzierje latino-helenike. Arabet e pushtuan dhe kolonizuan qytetin rreth 600 vjet me vone, ne shek VII te eres sone dhe formen latine Napulus (Neapolis) e shtremberuan ne Nablus. Arabet jane pushtues dhe kolonizatore aty, judenjte (hebrenjte) jane populli indigjen (autokton). Po nuk e kuptuat kete do ngeleni gjithmone me turi ne mut!