Trump: 5 miliardë dollarë për Gazën - Presidenti amerikan njofton planet e “Bordit të Paqes” dhe fundin e konfliktit

16 Shkurt 2026, 07:30Bota TEMA
Trump: 5 miliardë dollarë për Gazën - Presidenti amerikan

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka njoftuar hapa të rëndësishëm drejt paqes në Lindjen e Mesme përmes një statusi në platformën e tij. Kreu i Shtëpisë së Bardhë bëri me dije se nisma e tij “Bordi i Paqes” ka një potencial të jashtëzakonshëm për të mbyllur përfundimisht konfliktin në Gaza.

Trump rikujtoi se plani i tij u miratua unanimisht nga Këshilli i Sigurimit në Kombet e Bashkuara që vitin e kaluar. “Vizioni ynë solli ndihmë humanitare rekord dhe mundësoi lirimin e çdo pengu,” theksoi Presidenti në mesazhin e tij. Ai njoftoi se më 19 shkurt do të mbledhë në Uashington anëtarët e këtij bordi për të prezantuar shifra konkrete.

Plot 5 miliardë dollarë janë premtuar nga shtetet anëtare për rindërtimin e Gazës dhe ndihmën ndaj civilëve. Veç parave, plani parashikon angazhimin e mijëra forcave ndërkombëtare për të garantuar sigurinë në terren. Trump dha edhe një paralajmërim të prerë për Hamasin, duke kërkuar çmilitarizim të plotë dhe të menjëhershëm.

Sipas tij, ky organizëm do të hyjë në histori si trupi ndërkombëtar me ndikimin më të madh në botë. “Eshtë nderi im të shërbej si kryetar i këtij Bordi që synon paqen botërore,” u shpreh ai me optimizëm.

Tashmë e gjithë vëmendja është kthyer nga takimi i javës së ardhshme në Institutin e Paqes në SHBA, ndërsa lëvizja e Trumpit shihet si një përpjekje e guximshme për të vendosur një rend të ri në rajonet në konflikt.

4 Komente

  1. Z
    Z

    Z. Trump duro pak mos u nxito, sa te vije Pallloshi Gjate ne Washington 5 do te behet 10 miliarde dollar, hajduti i di mire keto pune.

    Përgjigjjuni
    1. t
      tralalaaaa

      Debil Zeus

      Përgjigjjuni
    2. I
      Igor

      Ky Idiot as ka lidhje me kalkulimin pse kalkulimet ja kryen dikush tjeter ata 5 miljard jan per dgendrin e ti kurse per ndertimin e Gazes nuk mjaftojn as 100 miljard,e dyta Rusis i kerkojne per ndertimin e Ukraines kurse Izraelit ja falin demin ja sa e drejte eshte OKB e kesaj bote.

      Përgjigjjuni
      1. c
        ca po thua

        GOMAR Igjor, Azza (Gaza) eshte pjese ligjore e shtetit te Izraelit, qe momentalisht banohet nga kolonizatoret arabo-islamike. Largimi i kolonizatoreve arabe qe andej eshte kerkese historike dhe domosdoshmeri praktike! Kete duhet te kuptosh ti dhe gjithe nazi-hamasistet si puna jote, po leri kalkulimet ekonomike, se su be bytha jote analfabete, ti mesoje Trampit apo kujtdo tjeter llogarite ekonomike. Inferior...

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje