Ministria e Jashtme gjermane ka reaguar lidhur me disa komente kritike të Sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, i cili ngrinte shqetësime për demokracinë e vendit evropian, pas përcaktimit të Alternativës për Gjermaninë si një grupim ekstrekist.
Sipas palës gjermane, historia ka mësuar se ekstremizmi i djathtë duhet të ndalet.
Teksa ka garantuar se një hetim i pavarur dhe gjykatat e pavarura janë ato që vendosin.
“Kjo është demokracia. Ky vendim është rezultat i një hetimi të plotë dhe të pavarur për të mbrojtur Kushtetutën tonë dhe shtetin e së drejtës. Janë gjykatat e pavarura ato që do të thonë fjalën e fundit. Ne kemi mësuar nga historia jonë se ekstremizmi i djathtë duhet të ndalet”.
Kështu replikon diplomacia gjermane në X, poshtë postimit të Rubios.
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, denoncoi të premten përcaktimin nga Gjermania të partisë së ekstremit të djathtë AfD si një grup ekstremist.
“Gjermania sapo i dha agjencisë së saj të spiunazhit kompetenca të reja për të mbikëqyrur opozitën”, tha Rubio në një postim në X. “Kjo nuk është demokraci – është tirani e maskuar”.
Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës e ka klasifikuar partinë gjermane Alternativa për Gjermaninë (AfD) si një entitet të “djathtë ekstrem”.
Për Shërbimet e Brendshme ka elementë “sigurie” në profilin ekstremist të partisë, e cila doli e dyta në zgjedhjet federale në shkurt.
Disa fraksione të AfD-së, siç është krahu i saj rinor, ishin klasifikuar tashmë si ekstremiste, ndërsa partia në tërësi u klasifikua si “e dyshimtë” në vitin 2021.
Gjermania ka te drejte. Pyetja eshte si Presidenti Trump mundet me lejue Rubion cilimi te ban deklarata kaq te damshme per emrin e mire Amerikes. Jo nuk mundet, prandaj Trump po ja ndron vendin e punes Rubios, deri sa ta bon krejt dalje nga administrata e tij. Me ket rast Sali nongrates i shkuen 6 milione dollare dam te pagueme tek ish zv.shefi i shtabit te Rubios, sepse Marko nuk asht atje ku mund te hjeket nongrata.