Gjermania investon 355 miliardë euro për ushtrinë më të fuqishme të Evropës

20 Gusht 2025, 10:23Bota TEMA
Gjermania investon 355 miliardë euro për ushtrinë më të

Pas pezullimit të frenimit të borxhit për mbrojtjen dhe me njoftimin e kancelarit Friedrich Merz se synon ta bëjë Bundeswehr-in forcën më të fuqishme ushtarake në Evropë, Ministria Federale e Mbrojtjes ka paraqitur projekt-buxhetin e ri për armatimin deri në vitin 2041.

Sipas të dhënave të dorëzuara në Parlament, më shumë se 350 miliardë euro do të shpenzohen për prokurimin e pajisjeve ushtarake gjatë kësaj periudhe.

Në buxhetin e vitit 2025, parashikohet të shpenzohen rreth 8.2 miliardë euro për prokurimet ushtarake, ndërsa në vitin 2026 kjo shumë pritet të rritet ndjeshëm, duke arritur në 22.3 miliardë euro.

Për periudhën 2027–2041, ekzistojnë ndarje të angazhimeve me një vlerë kumulative prej rreth 325 miliardë eurosh, të cilat i mundësojnë ministrisë të bëjë porosi afatgjata për pajisje të tilla si tanke beteje apo fregata, që do të dorëzohen në vitet e ardhshme.

Në total, duke kombinuar shpenzimet e planifikuara për vitet 2025 dhe 2026 me këto ndarje angazhimesh, vlera arrin në afërsisht 355 miliardë euro.

Kjo shumë përfshin edhe shpenzimet nga Fondi Special i Bundeswehr-it, i krijuar në vitin 2022, i cili parashikon shpenzime prej 24 miliardë eurosh në vitin 2025, 25.5 miliardë euro në vitin 2026 dhe 27.4 miliardë euro në vitin 2027. Deri në fund të majit të këtij viti, nga ky fond janë shpenzuar tashmë 28 miliardë euro.

Artikujt kryesorë të këtyre shpenzimeve përfshijnë municionin me 70.3 miliardë euro, automjetet luftarake me 52.5 miliardë euro, pajisjet e telekomunikacionit me 15.9 miliardë euro, pajisjet e fushës dhe të intendentit me 20.9 miliardë euro, anijet dhe pajisjet detare me 36.6 miliardë euro, avionët dhe raketat me 34.2 miliardë euro dhe komunikimet satelitore me 13.3 miliardë euro.

Viti 2029 dhe 2030 pritet të jenë kulmi i shpenzimeve, me më shumë se 52 miliardë euro që do të shpenzohen në secilin prej këtyre viteve, duke shënuar kështu një angazhim të jashtëzakonshëm financiar nga Gjermania për të forcuar kapacitetet e Bundeswehr-it dhe për ta bërë atë ushtrinë më të fortë konvencionale në Evropë.

4 Komente

  1. a
    anti25642654censurë

    " i mundësojnë ministrisë të bëjë porosi afatgjata "ky është thelbi dhe jo shuma!!duke qënë se në gjermani dhe në të gjithë europën,prodhimi ushtarak është në duar të firmave private,duhet tu jepet garanci për shitjen e prodhimit të tyre!!duke ju dhënë garanc!?bën që firma të invesotjë në prodhim!!investimi fillestar është gjithnjë i madh,kështu që ai duhe të shlyhet dhe në të njëjtën kohë të sjllë fitimi e dëshiruar!!nuk mund ti kërkosh një firme të tillë të prodhojë si në gjëndje lufte,sot,dhe nesër kur të mbarojë konflikti ti thuash "futi në vrimën e nënës së zhvejkut gjithë tanket e predhat që ke prodhuar"!!

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kritiku

      Po pasi ti kene prodhur keto arme ku do ti fusin, apo e ke edhe per kete nje shpjegim? Mos shkruaj gjera qe nuk i kupton. Bejne shqiptaret sikur i kuptojne punet e te tjereve, sepse te veta i kane mbaruar me kohe dhe i kane bere ashtu siç duhet. Çmenduria e riarmatimit po sjell nje kohe shume te paqendrueshme dhe te frikshme, per njerezit normale. Ne fund te fundit njerezit e thjeshte humbasin, ndersa te pasurit rrisin fitimet.

      Përgjigjjuni
      1. a
        anti25642654censurë

        o kritik,po të çoj në PS si gjethen e fikut,ose i njohur si protobrekë!!o bqir që merr vesh nga "gjërat që kupton",ta kishte marrë mëndja jote e "hyrë në ujë"se putana do kishte guxim të sulmonte ukrainën nëse ajo do kishte akoma ato 2500 kokat bërthamore??ta merr kafka se putana do bënte të njëjtën gjë me ukrainën dhe do shiste pordhë me europën nëse kjo e fundit nuk do kishte reduktuar në minimum(parade)arsenalin ushtarak dhe ushtritë e saj??protobrekëve ja qi nënën çdo ditë,dhe për pasojë subvencionoj komentet e tij indirekt!dhe për ty do ta bëja një gjë të tillë!por direkt!do të të blej një dyzinë brekësh që ti ndërrosh sa herë të shpëton kaka nga frika!!më thuaj modelin si i do!bokser,slip,tanga apo stringa??

        Përgjigjjuni
      2. G
        Gjethja e fikut

        Joo, cenosuma do i fusin në piçkat e kurvavet te fisit tat, se ti kërkon luftë kundër rusis si debil dhe rusofob qe je!

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje