Gjermania miraton pagën minimale prej 12 eurosh në orë (në Shqipëri shumë njerëz aq i marrin në ditë)

10 Qershor 2022, 20:00Bota TEMA

Gjermania miraton pagën minimale prej 12 eurosh në orë (në

Duke filluar nga 1 tetori, miliona punonjës në Gjermani do të kenë të drejtën për një pagë minimale prej 12 eurosh në orë.

Ligji u miratua sot nga Bundesrat, Senati federal gjerman dhe Dhoma e Lartë e Parlamentit, ndërsa më 3 qershor ishte miratuar Parlamenti gjerman.

Kjo është një nga masat kyçe të programit të qeverisë, e synuar nga socialdemokratët e kancelarit Olaf Scholz.

Ky vendimi do të çojë në një përmirësim të pagave për gati 6.2 milionë punonjës nga një popullsi aktive prej 45.2 milionë personash.

7 Komente

  1. e
    epik

    PO, hiq tatimin mbi pagën personale; hiq kontributet, hiq siguracionet / baraz/paga e xhepit.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pajaziti

      12 Euro në orë, në Gjermani është një pagë që të duhet vetëm të paguash qiran! Mos dezinformoni e manipuloni

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sefer Daja

        Po bëhet fjal per pagën minimale o njerëz Dhe kush merr pagën minimale,ka dhe bonuse te tjera si psh banesa sociale( ose me qera te ulët, ndihma ushqimore, ndihme monetare për fëmijet e vegjël etj) Pra minimumi ishte 10.5 u bë 12€ ora! Eshte ndryshim i konsiderueshëm!

        Përgjigjjuni
        1. L
          Loku

          Ndihma ushqimore...merr kur je pa' pune o Sefer ...ndihma monetare per femijet ti merr kopeshti dhe shkolla prap pa' merak.

          Përgjigjjuni
      2. T
        Taras Bulba

        Mbureni me Gjermanine per pagen 12 Euro ne ore ,USA e $15 ne ore

        Përgjigjjuni
        1. L
          Loku

          Ne Usa je robot...i thua jetes ik pirdhu.

          Përgjigjjuni
        2. Çufe

          Pse shikoni Gjermanine ne Bullgari paga per nje ore minima 1,87 € eshte vend i UE.Shqiptaret duhet te behen te pasur brenda dites.Ulni koken e punoni.Çfare thoshte Naimi pun pun nate e dite pastaj pasuria vjen vete.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje