Groenlanda është rikthyer në qendër të vëmendjes ndërkombëtare, pasi shërbimet daneze të Inteligjencës dyshojnë se të paktën tre shtetas amerikanë, me lidhje me ish-presidentin Donald Trump, po kryejnë operacione të fshehta ndikimi në territorin autonom.
Sipas raportimeve të Radio Denmark (DR), amerikanët po përpiqen të nxisin banorët vendas të kërkojnë pavarësinë, duke shfrytëzuar tensionet e hershme në marrëdhëniet mes Groenlandës dhe Danimarkës.
Një prej tyre ka hartuar një listë të mbështetësve të lëvizjes MAGA mes groenlandezëve dhe ka mbledhur informacione për të gjeneruar tituj negativë ndaj Danimarkës në mediat amerikane. Dy të tjerë po kërkojnë të krijojnë lidhje me politikanë dhe biznesmenë vendorë.
Sipas autoriteteve daneze, këto veprime synojnë të krijojnë përçarje mes Copenhagen-it dhe Nuuk-ut, duke minuar stabilitetin politik në rajon.
Ministri i Jashtëm danez ka thirrur për sqarime të ngarkuarin me punë të Ambasadës Amerikane në Copenhagen, duke theksuar se “ndërhyrja në punët e brendshme të mbretërisë është e papranueshme”.
Ndërkohë, nuk është e qartë nëse tre amerikanët kanë vepruar me urdhër zyrtar apo në mënyrë të pavarur, por sipas DR, të gjithë kanë lidhje me administratën Trump.
Praktikisht cdo gje qe thuhet ne kete shkrim eshte e vertete. Danimarka ka bere gabim qe eshte orjentuar drejt Kines dhe e ka kethyer Greonladen ne nje koloni kineze. Amerika ndihet e tradhetuar nga keta politikane te Danimarkes dhe e rrezikuar nga prezenca ushtarake kineze ne "hunden e Amerikes". Si gjithmone armiqte e Amerikes gabojne ne llogarite qe bejne. Praktikisht Amerika ka edhe rruge te tjera per te shkeputur Greonladen nga kolonializimi kinez, por ne praktike po ndjek rrugen "demokratike" ku populli te thote fjalen e tij. Udheheqesve te korruptuar te Greonlades u ka rene "bytha ne uje", sepse populli i mbeshteur nga Amerika ka kuptuar se cmall jane ata dhe kane filluar levizjen nga brenda per pavaresi nga Danimarka. Danimarka eshte treguar naive qe eshte lidhur me Kinezet dhe jo me amerikanet. Bile eshte treguar deri armiqesore qe ne kuader te konkurences politike dhe ushtarake te perendimit me Kinen, eshte lidhur me Kinen e cila planifikon ngritjen e bazave ushtarake ne hunde te Amerikes. Ne thelb Kines po i ha bytha, por gabimi eshte ne Danimarke, qe orjentohen nga Kina ne kete situate te rrezikshme...Eshte mire qe edhe Evropa te distancohet nga Danimarka ne kuader te aleances ushtarake qe quhet NATO. Duan apo nuk duan NATO ne Evrope, apo do vazhdojne politiken e Merkelit qe tregetine e bente me Rusin, por mbrojtjen e kerkonte nga Amerika. Pune shume te koklavitura me spiune, interesa dhe korrupsion....