Groposi të bijën 5-vjeçare dhe inskenoi rrëmbimin, nëna pranon krimin: E vrava unë

14 Qershor 2022, 15:09Bota TEMA

Groposi të bijën 5-vjeçare dhe inskenoi rrëmbimin,

Elena Del Pozzo, vajza 5-vjeçare e cila u raportua se e zhdukur të hënën në Itali u gjet e vdekur. Ka qenë nëna e saj, Martina Patti, 24 vjeçe, e cila ka gjetur trupin e vogëlushes pas presionit të ushtruar nga hetuesit, sipas mediave italiane.

E reja ka rrëfyer para karabinierëve dhe prokurorëve se kishte vrarë vajzën e saj, por në pyetje nuk mundi të shpjegonte se si dhe pse e ka kryer krimin. Rrëmbimi ishte një inskenim për të mbuluar vrasjen.

Karabinierët e Katanias gjetën trupin e vogëlushes disa qindra metra larg shtëpisë ku jetonte gruaja me ish-partnerin dhe babain e fëmijës, Alessandro Nicodemo Del Pozzo, 24 vjeç.

Një ditë më parë, ajo kishte denoncuar zhdukjen e 5-vjeçares duke e raportuar si rrëmbim. Gruaja deklaroi se tre persona të armatosur dhe me kapuç kishin rrëmbyer vajzën e saj, pasi e kishte marrë nga kopshti.

Denoncimi i saj nuk ishte i besueshëm, dhe hetuesit ngritën dyshimet për shkak se Martina Patti ishte e vetmja dëshmitare e “rrëmbimit” të së bijës dhe pas ngjarjes nuk ka telefonuar menjëherë policinë, por fillimisht kishte shkuar në banesë dhe më pas ishte paraqitur tek karabinierët për të bërë denoncimit.

Ndaj policia italiane dhe prokurorët i bënë presion gruas të zbulonte vendin se ku ndodhej vajza e saj. Ndërkohë babai i vogëlushes, i cili ishte i ndarë nga Martina Patti, ka mbërritur mes lotësh në vendngjarje.

“Ajo është mbesa ime, mos më prekni, më lini të kaloj. Dua trupin e saj”, bërtiste në gjyshi i Elenas, nga ana e babait, në momentin kur mbërriti në vendin e krimit.

Ndërsa gjyshja nga ana e të atit, Rosaria Testa, shton: “Ne besuam versionin e saj, se Elena ishte rrëmbyer. Nuk kishim arsye të mos besonim. Elena ishte një fëmijë i mrekullueshëm”.

 

Lini një Përgjigje