Menaxherja e fushatës së republikanëve ka nofkën “Ice Baby”. Nuk është një fytyrë e njohur sepse i pëlqen të punojë në prapaskenë, por ishte thelbësore për fitoren e manjatit amerikan.
Kur miliarderi Mark Cuban, një mbështetës i madh i Kamala Harris, u shpreh në ditët e fundit të fushatës se pranë Trumpit “nuk shihni kurrë gra të forta dhe inteligjente” sepse “ai ndihet i frikësuar prej tyre”, Susie Wiles menaxherja e fushatës së Trump publikoi në X një foto të saj në shoqërinë e Trump, i cili e dëgjon me vëmendje teksa ajo flet.
“Më kanë thënë se Mark Cuban ka nevojë për ndihmë për të identifikuar gratë e forta dhe inteligjente që rrethojnë Presidentin Trump. Këtu jemi”, – shkroi Wiles, duke nënvizuar edhe rolin e bashkë-kryetares së ekipit të tranzicionit, Linda McMahon dhe bashkë-kryesueses së Komitetit Kombëtar Republikan, Lara Trump.
Ishte postimi i saj i parë në Twitter që nga shkurti 2023. E njohur për punën e saj në hije, Wiles u ftua të fliste gjatë fjalimit të fitores së Trump në Qendrën e Konventave në Palm Beach të dielën mbrëma (personi i vetëm që ai i zgjati mikrofonin përveç zëvendësit të tij J.D. Vance).
“Suzie, eja këtu. Suzi, eja këtu” – thirri Trump. Ajo, me një këmishë të bardhë mëndafshi, falënderoi dhe nuk pranoi, duke ftuar bashkë-menaxherin e saj Chris LaCivita të fliste.
“Suzie preferon të qëndrojë prapa. Por më lejoni t’ju them, “Ice Baby”, ne e quajmë atë “Ice Baby”. Asaj i pëlqen të jetë në prapavijë”, – tha Trump. LaCivita e quajti atë “shefe” të tij. Tani po flitet për rolin e saj të mundshëm në një nga postet më të rëndësishme si shefe e kabinetit në Shtëpinë e Bardhë. Nuk do të befasonte askënd, sepse ajo ka qenë efektivisht shefe e stafit të tij për 3 vitet e fundit.
Sipas LinkedIn, përvoja e saj daton që në fushatën zgjedhore të Ronald Reganit të vitit 1980. Ajo ishte gjithashtu menaxhere e Ron DeSantis, duke e ndihmuar atë të bëhej guvernator në vitin 2018 dhe të rizgjidhej në 2020, gjatë zgjedhjeve paraprake republikane përballë Trump, por thuhet se mosmarrëveshjet me guvernatorin dhe gruan e tij e bënë atë të largohej duke u rikthyer me shefin e tij të vjetër.
Ajo e konsideroi përvojën me DeSantis si “gabimi më i madh” i karrierës së saj. Në një intervistë të rrallë për Politico, ajo tha se “nuk i dëshironte” ngjarjet e 6 janarit 2021, por “nuk mendonte se Trump i shkaktoi ato”.
Trump e zgjedh shefe të Kabinetit
Presidenti i zgjedhur Donald Trump emëroi Susie Wiles, një nga drejtueset e ekipit të fushatës së tij, si shefe të kabinetit të ardhshëm të Shtëpisë së Bardhë, gruaja e parë që do të ketë këtë post të rëndësishëm.
Wiles i atribuohet gjerësisht merita brenda dhe jashtë rrethit të brendshëm të Trump për drejtimin e fushatës së tij të fundit, që konsiderohet si më e disiplinuara. Ajo ishte pretendentja kryesore për këtë pozicion.
Ajo ka qëndruar përgjithësisht në hije dhe madje as nuk pranoi të merrte mikrofonin për të folur ndërsa Trump deklaroi fitoren në orët e para të së mërkurës.
Enërimi i Wilesit është vendimi i parë madhor i Trump si president i zgjedhur dhe mund të jetë një provë përcaktuese për administratën e ardhshme të tij, pasi i duhet të krijojë shpejt ekipin që do të ndihmojë në drejtimin e qeverisë federale.
“Susie është e fortë, e zgjuar, krijuese dhe admirohet dhe respektohet në të gjithë botën. Susie do të vazhdojë të punojë pa u lodhur për ta bërë Amerikën përsëri madhështore,” tha Trump në një deklaratë. “Ajo e meriton plotësisht që të jetë shefja e parë femër e kabinetit në historinë e Shteteve të Bashkuara. Nuk kam asnjë dyshim se ajo do ta bëjë vendin tonë krenar.”
Shefat e kabinetit shërbejnë si personat më të besuar të presidentit, ndihmojnë në ekzekutimin e agjendës së presidentit dhe balancojnë prioritetet politike. Wiles është një këshilltare republikane me bazë në Florida, e cila drejtoi fushatat e Trump në këtë shtet në vitet 2016 dhe 2020, si edhe fushatën e suksesshme të guvernatorit të Floridës Ron DeSantis në vitin 2018.
Duket qe ne fytyre qe eshte raciste, islamofobe, psikopate dhe e degraduar nga trute. Si maloket tane vetem jo myslimane.
Shih shih ..shih ... Tramp maçisti e kishte varur zgjedhjen e tij ne dore te nje gruaje .. interesant .... dhe na i thone tani ..!!!!! Ky "kurvari" ky qe "urrente" femrat (jo ato te krevatit) , ky qe pothuajse te tera femrat e USA-s e urrenin (sipas shtypit te majte) pra ky "aventurier" "anti-feminist" , pra per te fituar zgjedhjet ja kishte besuar kryesine e stafit te tij nje gruaje ??!!!!!!!!!! Pra te gjitha te thenat dhe te berat qe transmetonin mediat e shkruara dhe audio-visive ishin rrena , mashtrime per t'iu ber lavazh truri amerikaneve !!! Si ka mundesi qe "armiku" me i eger dhe i "pamoralshmi" i femrave , t'ia besoj pikerisht nje femre "jeten " (zgjedhjen) e tij , duke e ditur se sa e rendesishme ishte per te ky raund zgjedhjesh per president te SHBA -ve ??!!!!!!
Komentues kara nuk u del e keqja nga fitorja e hamshorit Trump qe shkerdheu Denokratet, shkoni ne shtepi e mblidhni grate e fisit i keni ne semafore dhe motele duke u shkerdhyer me maloket qe i shani, apo ju u ha bytha vete se bythe qire jeni dhe keni dale per te kerkuar kar.