Habit ish-shefi i Formula 1: Do merrja një plumb për Putin, person i klasit të parë

30 Qershor 2022, 11:17Bota TEMA

Habit ish-shefi i Formula 1: Do merrja një plumb për Putin, person i

Ish-shefi i Formula 1, Bernie Ecclestone, ka vijuar me deklaratat e tij pro kreut të Rusisë, Vladimir Putin.

91-vjeçari ka qenë ndër figurat e rralla që kanë mbrojtur publikisht liderin rus pas pushtimit të Ukrainës.

Në një intervistë për “Good Morning Britain”, Ecclestone ka thënë se ai do të “merrte një plumb” për Putin-in, dhe beson se ky i fundit po bën “gjënë e duhur” në Ukrainë.

Ai hodhi akuza ndaj presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, duke thënë se ishte një komedian para luftës dhe “donte të vazhdonte të ishte i tillë”.

Miliarderi më pas këmbënguli se pushtimi “mund të kishte përfunduar ndryshe” nëse Zelensky do të “kishte biseduar me Putin-in”.

“Unë mendoj se nëse do të ishte kryer siç duhet, dua të them personi tjetër në Ukrainë, profesionin e tij e kuptoj se ai ka qenë një komedian dhe duket se dëshiron ta vazhdojë atë profesion, mendoj se nëse do të kishte menduar për gjërat, ai do të kishte bërë patjetër një përpjekje për të folur me zotin Putin, i cili është një person i arsyeshëm dhe do ta kishte dëgjuar atë dhe ndoshta do të kishte bërë diçka për këtë”, tha Ecclestone.

Ndërsa, përsa i përketë viktimave të luftës në Ukrainë, 91-vjeçari tha se “nuk ishte e qëllimshme”.

Nuk është hera e parë që Ecceston “trondit” me deklaratat e tij pro Putin-it. Në vitin 2019, ai tha se do “qëndronte para një automatiku” për të shpëtuar liderin rus, sepse ai është një “djalë i mirë”.

Ish-shefi i F1 tha gjithashtu se ai mendonte se Putin-i duhet të drejtonte Evropën.

“Do të doja që ai të drejtonte Evropën”, tha ai, duke shtuar se “Ai bën atë që thotë se do të bëjë”.

“Unë nuk jam përkrahës i demokracisë. Ju duhet një diktator. Si diktator, ju thoni: ‘Kjo është ajo që do të bëj’. Në një demokraci, ajo zbehet”, vijoi 91-vjeçari.

Për herë të parë në publik, Putin dhe Ecclestone u panë gjatë Çmimit të Madh të Rusisë në vitin 2014, kur ky i fundit e cilësonte liderin rus si “person të klasit të parë”.

Ecclestone nuk lavdëron vetëm Putin-in. Disa vite më parë ai kishte lavdëruar edhe Adolf Hitler-in dhe akuzuar hebrenjtë.

Megjithatë në këtë rast përfundoi duke kërkuar falje, duke thënë edhe se “unë nuk jam një admirues i diktatorëve, që sundojnë nga terrori”.

1 Komente

  1. a
    anti25642654censurë

    berrni,merr një mut se plumbi nuk të kap!!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje