Hamasi merr përgjegjësinë për të shtënat në Jeruzalem: Përgjigje ndaj krimeve izraelite

30 Nëntor 2023, 13:56Bota TEMA
Hamasi merr përgjegjësinë për të shtënat në

Hamasi ka marrë përgjegjësinë për të shtënat në një stacion autobusi në Jerusalem mëngjesin e sotëm, ku u vranë tre persona dhe u plagosën 16 të tjerë.

Sipas mediave të huaja, në një deklaratë në Telegram, Hamasi vlerësoi krahun e tij ushtarak, Brigadat Al Qassam, për atë që ata e quajtën “operacionin heroik të Jeruzalemit”.

Po ashtu Hamasi tha se sulmuesit ishin Murad Muhamed Nimr, 38 vjeç dhe Ibrahim Muhammad Nimr, 30 vjeç.

Policia izraelite më herët tha se të dy sulmuesit u vranë në vendngjarje, pa i përmendur emrat e tyre.

“Ndërsa nderojmë dëshmorët tanë muxhahidë, ne konfirmojmë se ky operacion erdhi si një përgjigje e natyrshme ndaj krimeve të paprecedentë të okupimit, duke përfshirë masakrat brutale në Rripin e Gazës dhe vrasjen e fëmijëve në Jenin, dhe shkeljet e përhapura ndaj të cilave të burgosurit tanë janë të ekspozuar në burgjet e okupimit”, thuhet në deklaratën e Hamasit.

Hamasi përsëriti thirrjet e tij për “përshkallëzimin e rezistencës”.

Lini një Përgjigje