Në prag të zgjedhjeve në Amerikë, 5 nëntor, kandidatja demokrate Kamala Harris në një letër drejtuar komunitetit shqiptaro-amerikan ka shprehur mirënjohje të thellë për kontributin e paçmueshëm që ky komunitet ka dhënë ndër vite në zhvillimin dhe forcimin e SHBA-së.
Duke vlerësuar kontributin e komunitetit shqiptaro-amerikan, Harris nënvizon në letër se ky komunitet është një shembull frymëzimi për të gjithë amerikanët, veçanërisht për rolin e tyre në zhvillimin ekonomik dhe angazhimin social në qytetet dhe komunitetet në të gjithë vendin.
"Nga pronarë të bizneseve të vogla tek profesionistë në mjekësi, drejtësi dhe shërbim publik, Shqiptaro-Amerikanët kanë luajtur një rol kyç në zhvillimin e ekonomive lokale dhe forcimin e strukturës sociale të qyteteve dhe fshatrave të panumërta në të gjithë vendin", shkruan Harris në letër.
Harris thekson lidhjen historike mes SHBA-së dhe Shqipërisë, duke e cilësuar vendin tonë si një aleate të palëkundur të NATO-s dhe promovuese të stabilitetit rajonal, si dhe kontributin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së pas pushtimit rus të Ukrainës.
"Për më shumë se një shekull – duke filluar që nga Konferenca e Paqes në Paris pas Luftës së Parë Botërore – Amerikanët dhe Shqiptarët kanë ndarë një lidhje të veçantë. Deri në ditët e sotme, Shqiptaro-Amerikanët kujtojnë që ishin Shtetet e Bashkuara të Amerikës ato që dolën në mbrojtje të pavarësisë së Shqipërisë në atë moment vendimtar", vijohet në letër.
Harris nënvizon gjithashtu përkushtimin e SHBA-së në mbështetjen ndaj Kosovës demokratike dhe shumetnike, të integruar plotësisht në komunitetin ndërkombëtar. Për komunitetin Shqiptaro-Amerikan brenda SHBA-së, ajo premton mbështetje për të siguruar mundësi të barabarta.
Letra e plotë e Kamala Harris për komunitetin shqiptaro-amerikan
Shqiptaro-Amerikanët kanë dhënë kontribute të paçmuara për vendin tonë për breza të tërë, duke sjellë duke treguar një përkushtim të thellë ndaj familjes, komunitetit dhe luftës për liri. Janë qindra mijëra shqiptarë amerikanë që jetojnë në Shtetet e Bashkuara dhe qëndrueshmëria e komunitetit shqiptaro-amerikan vazhdon të na inspirojë të gjithëve.
Shqiptaro-Amerikanët kanë bërë kontribute të rëndësishme në strukturën e kombit tonë, duke pasuruar komunitetet me shpirtin e tyre ndërmarrës, vlerat e forta familjare dhe një përkushtim të thellë ndaj arsimit dhe angazhimit qytetar. Nga pronarë të bizneseve të vogla tek profesionistë në mjekësi, drejtësi dhe shërbim publik, Shqiptaro-Amerikanët kanë luajtur një rol kyç në zhvillimin e ekonomive lokale dhe forcimin e strukturës sociale të qyteteve dhe fshatrave të panumërta në të gjithë vendin.
Për më shumë se një shekull – duke filluar që nga Konferenca e Paqes në Paris pas Luftës së Parë Botërore – Amerikanët dhe Shqiptarët kanë ndarë një lidhje të veçantë. Deri në ditët e sotme, Shqiptaro-Amerikanët kujtojnë që ishin Shtetet e Bashkuara të Amerikës ato që dolën në mbrojtje të pavarësisë së Shqipërisë në atë moment vendimtar. Dua të ritheksoj partneritetin e fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë. Shqipëria është një aleate e palëkundur e NATO-s, dhe unë jam mirënjohës ndaj Shqipërisë për promovimin e stabilitetit në rajon, si dhe për udhëheqjen e saj në Këshillin e Sigurimit të OKB-së gjatë muajve pas pushtimit brutal të Ukrainës nga Rusia. Shtetet e Bashkuara kanë udhëhequr gjithashtu aleatët dhe partnerët evropianë për të mbështetur pavarësinë historike dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës dhe vazhdojnë të mbështesin një Kosovë shumetnike, demokratike, të integruar plotësisht në komunitetin ndërkombëtar.
Në vendin tonë, unë kuptoj sfidat unike me të cilat përballen shumë prej komunitetit Shqiptaro-Amerikan dhe jam e përkushtuar ndaj politikave që mbështesin komunitetin Shqiptaro-Amerikan, përfshirë mbështetjen për një ekonomi me mundësi të barabarta dhe mbrojtjen e të drejtave civile për të gjithë. Pjesëmarrja e Shqiptaro-Amerikanëve në demokracinë tonë është më e rëndësishme se kurrë. Së bashku mund të ndërtojmë një të ardhme që pasqyron vlerat dhe aspiratat tona të përbashkëta. Faleminderit për gjithçka që kontribuoni për këtë vend të madh.
Shqiptaret e Amerikes e kane pare keto kater vite se kush e qene dhe as mos pretendo te kesh voten e tyre. Ata qe jetojne andej per shumicen kam fjalen denikrate apo socialiste,balliste apo republikane do votojne per Donald TUMP prandaj as mos te te genjeje mendja ty o Kamala per fitore edhe pse shume media te shkruara dhe televizive flasin me shume per ty.
Po e the ti Roberto, e ka thene Trapi dora vete. Nga cfare katundi ishe ti Roberto?
Ja qe do fitoje.....sepse eshte vete nje femije emigrantesh dhe e di shume mire cdo te thote te emigrosh e te pershtatesh ne nje vend kaq te madh si amerika, ju pelqen ai perversi se mbase ju shkon per shtat dhe juve qe beni kometet, vota jepet tek kandidati qe ka pritdhmeri jo ke nje aventurier
Ato vizat kur do na i hiqni z. Harris? Pse na konsideroni qytetare te botes se trete? Nuk late me bythzinj pa futur nga kufiri, kurse shqiptaret... ne rresht te Ambasada, per nje te shkrete vize te vizitojne femijet e tyre ...
Tani pritin kurë të dalin Turqit shqip folës hajdut, si Puna e Edi Ramës, Sali Berishës dhe ilir Metës, dhe të thonë se Amerikanët, na kanë sjedhë Ndocë Rrokun, dhe ne do ta shpëtomë Shqiprinë, nga imperializmi Amerikan!!!
ik mi baxhell SE ste votojm ne ty. forca trump
Ik moj kurve e degjeneruar. Fitorja i takon Trump!
Faleminderit znj. Harris per gjithecka ka bere SHBA - te per Shqiptaret dhe per sinqeritetin ndaj nesh dhe vleresimin e fjalet e mira ne adrese te shqiptareve . Kemi qene dhe do jemi thellesisht mirenjohes ndaj vendit tuaj te madh qe na eshte ndodhur prane ne dite te veshtira qyshse krijuam shtetin ne v.1912 dhe me von me Kosoven e te drejtat e shqiptareve ne Maqedoni e deri me sot , sidomos me reformen ne drejtesi .
Vetem trumpin
Trapistat duke shkruar me nga 3 nick name. Nga nje rresht dhe te njejtin kontekst shkruajne. Truri si carac. Nonat e motrat mire i keni mo trapista? Ju polli lopa apo jo akoma? Na mbyten katundaret dhe rednecksat.
Ska shqiptar amerike qe e voton kte kelliren
Ja qifsha fisin kush nuk i je voten Kamales. Trapi mashtruesi tall karin me amerikanet per zotin
Trump dhe vetem Trump. E pame me plakun matuf Biden, qe shkaterroi Ameriken me rritjen e cmimeve, si te ushqimeve dhe te karburantit. I vetmi shqiptar qe une njoh ketu eshte pro teje, eshte nje qe rri tape tere diten. Kjo baxhelle do legalizoj LGBT dhe shprehu qe do aprovoj qe femijet neper shkolla te mesojne rreth seksit te se njejtes gjini, dmth te na behen femijet Gay. Pthu jevge e mutit. Fitore Trump, jemi me ty.
Erioni nga Qikagua, Amerika kur te fut karin njehere nuk te kthen me mbrapsht. Po kur flisni ju plehrat e Trampit per matuf qe debili juaj nuk pushon se folur karlliqe tere diten pa pushim. Po do zoti fiton e ju mbledh tu ktheje nga keni ardhur se aq te trashe jeni. Votoni njerin qe shan emigrantet tere diten. Harroni qe pashaporta nje cope letre eshte. Edhe ligjet jane te bera nga njerezit. Qorrat qe marrin akoma ndihma e mjekesi pa leke bejne si republikane.