Holanda i ka dhënë leje Ukrainës t’i përdorë avionët luftarakë F-16 në territorin rus, të cilët i ka dhuruar kohë më parë.
Lajmi u bë i ditur nga komandanti i Forcave të Armatosura të Holandës, Onno Eichelsheim.
“Ne nuk kemi vendosur kufizime në përdorimin dhe gamën e F16-shave, nëse zbatohen ligjet e luftës”, tha Eichelsheim për transmetuesin publik NOS.
Duke folur nga Shtetet e Bashkuara, gjenerali Eichelsheim tha se kolegët amerikanë janë pajtuar “pjesërisht” me qëndrimin e tij.
Holanda ia ka dhuruar Ukrainës 24 avionë luftarakë F-16. Eichelsheim nuk ka dashur të tregojë nëse Ukraina është duke e përdorur tani ndonjë prej tyre.
F16-shat, të ndërtuar nga Lochheed Martin, kanë qenë dëshirë e kamotshme e Ukrainës, për shkak të forcës së tyre shkatërruese. Ky avion mund të bartë bomba, predha dhe raketa.
Pilotët ukrainas janë trajnuar se si t’i përdorin F16-shat nga partnerët perëndimorë për muaj të tërë.
Ushtria ukrainase është detyruar të varet nga një tufë e vogël e avionëve luftarakë të epokës sovjetike për ta zmbrapsur pushtimin rus, që nisi më 2022.
Zyrtarët ukrainas i shohin avionët F-16 si një përditësim jetik për Forcën e tyre Ajrore./ REL
Qelloni ne shenje dhe shkateroheni bishen nazisto-putiniste o trima luftetare. Zoti qofte me Ju!
Duket se Rusia do ta kete keq punen kur vendet e Natos me nje ze te mos i kufizojne Ukraines si te perdore armatimet qe i dergojne Kievit. Rusian turpesish llomotit, por ka zero shans te perdore e para armet berthamore. Populli dhe komandantet ruse e dine se Rusia mund te shkrihet e para nese perdor e para arsenalin berthamor. Askush nuk do zbatonte nje urdher te tille nga Putin. Rusia po kupton se kete lufte e ka humbur ne opinion, sic e ka humbur edhe Izraeli ne Palestine. Rusia do te denohet te rindertoje Ukrainen qe e shkaterroi. Po ashtu Izraeli Palestinen. Keshtu mbahet rendi boteror. Ndryshe nje Zot e di perfundimin.
Tani luftën e “fitoi” ukraina, prisni mbas 2-3 ditësh kur të dali zhelja ti kërkoj më shumë ndihma perendimit, se nuk e përballon dot sulmin rus…!