Sulmi ajror izraelit vret komandantin e Mujahideen, të përfshirë në rrëmbimin e pengjeve izraelite

20 Qershor 2025, 19:40Bota TEMA
Sulmi ajror izraelit vret komandantin e Mujahideen, të përfshirë

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) njoftuan të premten se një sulm ajror izraelit, i kryer më herët gjatë kësaj jave, eliminoi Ali Saadi Wasfi al-Agha, një komandant të lartë të Brigadave të Mujahideen, i cili ishte i përfshirë në rrëmbimin, vrasjen dhe varrosjen e pengjeve izraelite Gadi Haggai dhe Judih Weinstein, përcjell The Times of Israel.

Al-Agha u vra të hënën në një strehë në Gaza qendrore. Sipas IDF-së, ai pritej të merrte drejtimin e grupit pas vrasjes së liderit të tij, Asaad Abu Sharia, në një tjetër sulm izraelit më herët këtë muaj.

Ushtria izraelite deklaroi se al-Agha kishte gjithashtu rol në aktivitete terroriste të drejtuara nga Irani, rekrutimin e militantëve dhe sulme kundër trupave izraelite.

Në një tjetër goditje të martën, IDF konfirmoi vrasjen e Ibrahim Abu-Shamala, kreut financiar të krahut ushtarak të Hamasit dhe bashkëpunëtor i Marwan Issa, ish-zëvendëskomandanti i vrarë në mars 2024. Abu-Shamala dyshohet se kishte kontrabanduar miliona dollarë për të financuar operacionet e Hamasit dhe për të paguar rrogat e luftëtarëve të tij.

Gjatë javës së fundit, Izraeli thotë se ka goditur mbi 300 objektiva terroriste në Gaza.

2 Komente

  1. B
    Builder

    Ky që u vra, qenka muxhahidin i keq, sepse ne në Manëz, kemi “medemek” muxhahidinë të mirë. Mut janë të gjithë.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Psikologu

      Ne fytyre duket paqesor i pa fajshem mos e kane vrare gabimisht ?

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje