Sulmi iranian mbi Katar, Amerika ngre në ajër avionët luftarakë në bazën e Arabisë Saudite

23 Qershor 2025, 20:00Bota TEMA
Sulmi iranian mbi Katar, Amerika ngre në ajër avionët

Irani realizoi sot një sulm mbi bazën ajrore amerikane Al-Unaid në Katar, ku janë të stacionuara forca të shumta amerikane dhe të NATO-s.

Autoritetet në Katar konfirmuan sulmin ndaj bazës Al-Udeid duke thënë se ishte një "shkelje flagrante", ndërsa vendi i Gjirit ka mbyllur përkohësisht hapësirën ajrore.

Pas sulmit iranian me rreth 10 raketa ndaj Katarit, është ngritur alarmi tek vendet e Gjirit. Raportohet se avionët luftarakë amerikanë të stacionuar në bazën ajrore “Prince Sultan” në Arabinë Saudite janë ngritur në ajër.

Sakaq, qeveria e Katarit thotë se të gjitha raketat iraniane u interceptuan dhe nuk u raportuan viktima apo dëme, ndërsa mediat e Katarit raportojnë se sistemet e mbrojtjes ajrore arritën të interceptonin dhe shkatërronin 9 nga 10 raketat e lëshuara nga Irani drejt bazës Al Udeid.

Po ashtu zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit, Majed Al Ansari shkroi në ‘X’ se vendi i tij po mendon mundësinë e kundërsulmit ndaj Iranit.

"Ne pohojmë se Katari rezervon të drejtën për t'u përgjigjur drejtpërdrejt në një mënyrë ekuivalente me natyrën dhe shkallën e këtij agresioni të paturp, në përputhje me ligjin ndërkombëtar", tha Majed Al Ansari.

Ndërkohë, në Uashington, presidenti Amerikan Donald Trump dhe Sekretari i Mbrojtjes Pepe Hegseth ndodhen në Dhomën e Operacioneve të Shtëpisë së Bardhë, me CNBC që raportoi se po e ndjekin nga afër situatën në Lindjen e Mesme. 

3 Komente

  1. R
    Real

    Kesaj i thone qe edhe Trampi po merr pjese ne orkestrimin per te shpetuar fytyren e vrerosur te Iranit. Po luhet theatro ne syte e opinionit boteror.

    Përgjigjjuni
    1. I
      Igor

      Ky eshte plani i krijimit te Izraelit te madh ,tani e ka radhen Turqia pse dote krijohet nji shtet i Kurdistanit i njohu nga Izraeli ,Irani me kercenime donte vetem ti trgonte popullit qe neve nuk dorezohemi por ne te vertete jane dorezuar tani mbetet vetem dorezimi i ngushtices se hormuzit qe edhe ate dota mer Izraeli ku edhe Jemeni dote dorezohet , kjo don te thote se Izraelitet e formuan Islamin dhe Izraelitet dota zhdukin .

      Përgjigjjuni
      1. a
        anti25642654censurë

        po po igi!!bile pas rusisë radhën e ka britania e madhe,e më pas poli i veriut!!antarktidën në fund si puna e qershisë!australia nuk egziston dhe kështu pas 35'487 vitesh do jetojmë të luntur e të gëzuar duke ja futur pordhës si ti!!mos kujto se jam tu tall carët me ty!!dhe unë kam filluar të mendoj si ti!!ta shikosh,do jetojmë e do bisedojmë për këto prifeci që po shkruaj unë!dëshmitar do kemi peter thiel!dhe atë do ta zgjojnë në atë kohë nga hidrogjeni i lënshëm!!

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje