Sulmi në Izrael, BE thërret për një takim urgjent ministrat e Jashtëm

9 Tetor 2023, 12:50Bota TEMA

Sulmi në Izrael, BE thërret për një takim urgjent ministrat

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, ka thirrur një takim urgjent të 27 ministrave të jashtëm të bllokut.

“Unë do të mbaj nesër një takim urgjent të ministrave të jashtëm të BE-së për të folur për situatën në Izrael dhe në rajon", tha Borrell në një mesazh të postuar në X (ish-Twitter).


Izraeli ka shpallur gjendjen e luftës, dhe brenda 48 orësh ka rekrutuar 300 mijë rezervistë. Një kolonë tankesh ka shkuar drejt Gazës. Ushtria izraelite thotë se kanë goditur 500 objektiva të Hamasit, mes tyre dhe Bankën Kombëtare Islamike.

Në Gaza numri i të vdekurve nga kundërsulmi izraelit ka arritur në 436 dhe mbi 2270 të plagosur, raporton ministri i Shëndetësisë i Rripit të Gazas.

2 Komente

  1. V
    Vlora.Vlora

    Prositutat e evropes bejne mbledhje urgjente per ke Israelin ? dhe per kosoven as e cane bythen fare pas nje jave thane ,izraeli ne lindjen e mesme ,kosova ne ballkan ,per te futur ne nato dhe evrope ,ironi e madhe

    Përgjigjjuni
    1. R
      Realisti

      Nje fshatar nga rrethinat e Vlorës e pyeste Eqrem bej Vlorën nëse shkruhej në gazetat e Europës se një bashkëfshatar i tij kishte vrarë dy ujqër. ????

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje