"I shkova civil, nuk fshihem unë", flet personi që arrestoi mafiozin e Cosa Nostra

18 Janar 2023, 09:49Bota TEMA

"I shkova civil, nuk fshihem unë", flet personi që arrestoi

Arrestimi i kryemafiozit Matteo Messina Denaro vijon të bëjë bujë në mediat italiane dhe jo vetëm. Bosi i organizatës famëkeqe të Cosa Nostra, u arrestua në një klinikë private në Palermo pas 30 vitesh në arrati.


Mbi 100 pjesëtarë të forcave të armatosura thuhet të jenë përfshirë në arrestimin e tij. Sipas dëshmive i shumëkërkuari kishte tentuar fillimisht të arratisej, por është ndaluar nga karabinierët. Por kush e drejtoi operacionin e bujshëm?

Ai është Lucio Arcidiacono, kreu i grupit të operacioneve speciale, i cili ju vetëm është identifikuar, por madje dhe ka folur për mediat italiane, duke treguar detaje nga operacioni.


Arcidiacono ka vlerësuar mosdekonspirimin e operacionit, ndërsa është shprehur se ka shkuar civil dhe nuk fshihet, pavarësisht rrezikut që mund t’i kanoset nga mafia.


“E njoha menjëherë, në mënyrë të qartë nga shumë të dhëna që kishin për pamjen e tij fizike. Ai nuk e priste operacionin e policisë, nuk dyshonte për operacionin. Nuk dyshonin as bashkëpunëtorët e tij. Ishte një operacion kompleks që u finalizua edhe fal ruajtjes së sekretit. Nuk u dekonspirua. I shkova civil. Nuk fshihem unë”, u shpreh ai për mediat italiane.

Matteo Messina Denaro është gjykuar dhe është dënuar në mungesë, më burgim të përjetshëm, për një numër vrasjesh. Mes tyre përfshihet vrasja e prokurorëve antimafias Giovanni Falconne dhe Paolo Borsellino në vitin 1992, sulmet vdekjeprurëse me bombë në 1993-shin në Milano, Firence dhe Romë, e gjithashtu rrëmbime, torturë dhe vrasjen e djalit 11-vjeçar të një mafiozi të kthyer në dëshmitar shtetëror.

 

1 Komente

  1. T
    Toni M.

    Nejse... perrallaaaa italianesh... Spitali (flitet qe eshte e nipit ) dhe komisariati i anti-mafies eshte diku 600m larg njeri tjetrit.. i arrestuari thuhet qe u kurua per nje vit... dhe tani qe eshte mire me shendet u dorzua... pasi vendin ia ka zene vendin dikush tjeter pasi zgjidhen nga vete Istitucionet ne Sicili... pune Mafie.. kane marre veriun dmth gjithe italine.. ku ka leke me bollek eshte mafia... jo me kot qe zoteria i arrestua ka nje pasuri 5 miliardi €.. ta shikojme se Shteti italian do beje dicka per ti sequestrare pasurine te vene me leket e Istitucionet e Shtetit...? Pra dikush qe ngrinte koken te vrisnin.. nga gjykates,prokuror,avokate, police,karabinjere,gazetare... etj.etj ( ok mafia s'eshte ai ne vitet 70-80 -90 por tani eshte mafje lekistesh....) me pak fjale cfare nuk kane vrare do ishte me mire te thoja.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje