
Një nxënëse e klasës së katërt, e cila i mbijetoi të shtënave me armë zjarri në Uvalde, duke u mbuluar me gjakun e një shoku klase, tha se nuk ndihej e sigurt në shkollë pas masakrës.
Duke folur në një mesazh të regjistruar para ligjvënësve amerikanë, 11-vjeçarja Miah Cerrillo tha se tashmë ajo i frikësohet idesë se një ngjarje e ngjashme mund të përsëritet.
Në një dëshmi emocionale përpara një paneli të Kongresit që po shqyrton dhunën nga armët në SHBA, Cerrillo kujtoi të shtënat e tmerrshme, të cilat filluan kur mësuesja iu tha nxënësve të fshiheshin pasi panë 19 vjeçarin e armatosur.
Autori në fillim qëlloi mësuesen e saj ndërsa fëmijët u fshehën pas tavolinave dhe çantave të librave.
“Ai i tha mësueses natën e mirë dhe e qëlloi në kokë. Dhe më pas ai qëlloi disa nga shokët e mi të klasës”, tregon e mitura.
Gjatë sulmit 11-vjeçarja u shtir si e vdekur përpara se të përdorte telefonin e mësueses për të telefonuar 911 dhe për të kërkuar policinë.
“Mendova se ai do të kthehej në dhomë, kështu që rrëmbeva gjakun e shokut të klasës dhe e vendosa mbi vete dhe thjesht qëndrova pa lëvizur”, shprehet ajo.
Babai i Miahut, Miguel Cerrillo, tha se vajza e tij po vuan nga trauma e vazhdueshme nga ngjarja.
“Ajo nuk është e njëjta vajzë e vogël me të cilën luaja. Shkollat nuk janë më të sigurta. Diçka me të vërtetë duhet të ndryshojë”
Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA ka planifikuar të debatojë një projekt-ligj që do të rrisë moshën minimale për të blerë disa armë nga 18 në 21. Projektligji nuk ka gjasa të kalojë në Senat pasi vetëm një pjesë e vogël e 50 senatorëve republikanë duken të hapur ndaj legjislacionit të ri.
Sipas nje zakonit te hershem tonin , kur djali behej per pushke ate ja jepte i pari i kulles apo i fisit ne nje ceremoni publike d.m.th. ne kuvendin e burrave . Perpara te gjithve i riu qellonte ne ajer dhe e hidhete pushken krahut . Ne kete moment ai nuk ishte me femije dhe mund te vriste ose te vritej per "gjak" . Zakonosht i pari i kulles ishte njeri i kujdeseshem dhe i matur i pergjegjshem per faktin se pushka ne doren e te riut ishte avantazh per kullen sepse rritej fuqia mbrojtese . Por arma i jepej kur i riu "ishte bere per pushke " qe nuk nenkuptonte se sa vjec ishte apo sa i gjate ishte , por sa i pjekur dhe i ndergjegjshem ishte per demin qe mund ti bebnte kulles po ta perdorte pa mend e pa vend armen . (nje veprim i nxituar mund te fuste ne gjak tere fisin ) . Duke u kthyer tek ngjarja ne SHBA. shitesi i armeve ,perveç se te shesi sa me shume mall nuk ka merak tjeter . Me pushken qe ai i jep ne dore (i shet ) nje djaloshi mund te qellohet cilido dhe ai nuk mban asnje pasoje si ne rasti e kanunit tone . A do ta abrogojne amerikanet amandamenti nr.2 te kushtetutes ? Nuk e besoj . Atehere ngjarje te tilla , fatkeqsisht , me siguri do perseriten.