
Ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel, të martën e 7 qershorit, ka dhënë intervistën e saj të parë që pas largimit nga detyra.
Ajo refuzoi të kërkonte falje për politikat e saj ndaj Moskës, por theksoi se nuk kishte asnjë justifikim për pushtimin e Ukrainës nga Rusia.
“Është një shkelje objektive e të gjitha ligjeve ndërkombëtare. Nëse fillojmë të kthehemi shekuj pas dhe të diskutojmë se cila pjesë e territorit duhet t’i takojë kujt, atëherë do të kemi vetëm luftë. Ky nuk është një opsion”.
Merkel këmbënguli se nuk kishte qenë aq naive sa është paraqitur në media në marrëdhëniet e saj me presidentin rus, Vladimir Putin.
“Diplomacia nuk është e gabuar vetëm sepse nuk ka funksionuar”, tha ajo.
Merkel deklaroi se “parandalimi ushtarak është gjuha e vetme që Putin marrka vesh”.
Ish-kancelarja gjermane kujtoi një samit të vitit 2007 në vendpushimin rus të Soçit.
Duke ditur mospëlqimin e Merkel-it për qentë, Putin-i inkurajoi qenin e tij që t’i afrohej kancelares gjermane.
Presidenti rus i tha asaj se rënia e Bashkimit Sovjetik kishte qenë “ngjarja më e keqe e shekullit të XX-të”.
Merkel u përgjigj se për të, si dikush që u rrit në Gjermaninë Lindore komuniste, rënia e Murit të Berlinit do të thoshte se ajo mund ta jetonte jetën e saj në liri.
Ishte e qartë tashmë, tha ajo, se kishte një “mospërputhje të madhe”.
“Putin”, u shpreh Merkel e “urrente” modelin perëndimor të demokracisë dhe donte të “shkatërronte” Bashkimin Evropian.
Merkel kundër anëtarësimit të Ukrainës në NATO
Në intervistën e saj, ish-kancelarja gjermane mbrojti kundërshtimin e saj ndaj anëtarësimit të Ukrainës dhe Gjeorgjisë në NATO në vitin 2008.
Asokohe NATO u zotua se të dyja vendet do të bashkoheshin në një moment në të ardhmen, por nuk pranoi të nxiste “planin e veprimit të anëtarësimit” për t’i lejuar ata të bashkohen në aleancë brenda pesë ose 10 vitesh.
Në prill, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, kritikoi Angela Merkelin dhe ish-presidentin francez, Nicolas Sarkozy, duke sugjeruar se lëvizja e tyre kishte qenë një “llogaritje e gabuar” e qartë që inkurajoi Rusinë.
Presidenti ukrainas i bëri komentet e tij, pas shkeljeve të të drejtave të njeriut nga forcat ruse në Bucha.
Në intervistën e së martës, Merkel tha se, nëse NATO-ja do t’u kishte dhënë anëtarësimin, presidenti rus Vladimir Putin mund të kishte shkaktuar “dëm të madh në Ukrainë”.
Siç ishte rasti kur Rusia pushtoi Gjeorgjinë më pak se gjashtë muaj – pas kësaj deklarate në Bukuresht, duke nxitur luftën e parë të Evropës në shekullin e XXI-të.
Merkel përmendi gjithashtu çështjet e korrupsionit sistematik në Ukrainë, si arsye për të bllokuar anëtarësimin e tyre.
“Presidenti Zelensky po lufton me guxim kundër korrupsionit, por në atë kohë, Ukraina ishte me të vërtetë një vend i qeverisur nga oligarkët, dhe kështu nuk mund të thuash thjesht ok nesër do t’i marrim ata në NATO”, shpjegoi ajo.
Sipas Merkelit, nuk ishte Ukraina që ne njohim nga sot.
“Ishte një Ukrainë që ishte shumë, shumë e ndarë politikisht. Nuk ishte një demokraci e qëndrueshme. Dhe kur ju pranoni një vend në një NATO – dhe Plani i Veprimit të Anëtarësimit është pararendës i qartë i kësaj – ju duhet të dini se ne jemi të përgatitur të mbrojmë vërtet një vend të tillë nëse ka një sulm”.
Por, ish-kancelarja rendit edhe një arsye të dytë.
“Isha shumë i sigurt se Putin-i nuk do ta lejonte thjesht këtë të ndodhë. Nga këndvështrimi i tij, kjo do të ishte një shpallje lufte”.
Merkel për marrëveshjen e Minskut
Merkel tha se marrëveshja e Minskut – një marrëveshje e vitit 2014 ndërmjetësuese për të lehtësuar konfliktin midis forcave qeveritare dhe separatistëve të mbështetur nga Rusia – megjithëse nuk ishte plotësisht e këndshme për ukrainasit, fitoi kohë të rëndësishme për Ukrainën.
“Kjo marrëveshje u vlerësua, u miratua, u mirëprit nga BE-ja. Kjo marrëveshje është inkorporuar në një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Kështu që ka karakterin e së drejtës ndërkombëtare”, tha ajo.
Sipas saj, ajo solli qetësinë dhe i dha Ukrainës, për shembull, shumë kohë, shtatë vjet, për t’u zhvilluar në atë që është sot.
Merkel pranoi se mund të kishte pasur një përgjigje më të ashpër ndaj aneksimit të Krimesë nga Rusia në vitin 2014, por se ishin ndërmarrë hapa seriozë.
Ajo përmendi përjashtimin e Rusisë nga Grupi i Tetë (Kombet Industriale Kryesuese) dhe përcaktimin e NATO-s që anëtarët shpenzojnë 2% të PBB-së për mbrojtjen.
“Unë nuk e fajësoj veten që nuk jam përpjekur mjaftueshëm”, iu përgjigj Merkel në një pyetje se sa mund të kishte bërë për të parandaluar një përshkallëzim me Rusinë.
“U përpoqa mjaftueshëm. Është një trishtim i madh që nuk ia dola”.
Merkel për sanksionet e SHBA-ve dhe Nord Stream 2
Ish-kancelarja preku gjithashtu shkurtimisht tubacionin e diskutueshëm, tashmë të quajtur Nord Stream 2, kryesisht për të kritikuar vendimin e SHBA-ve për të sanksionuar njësitë lidhur me pjesëmarrjen e tyre në projektin e gazit.
“Në thelb, ata na sanksionuan si aleatë, për shkak të një opinioni të ndryshëm politik”.
Ajo tha se, duke pasur parasysh afërsinë e Rusisë me Evropën, ishte politikisht e pamundur të mos tregtonin me njëri-tjetrin.
Megjithatë, Merkel mohoi të besonte se mendonte se ishte e mundur të transformohej Rusia përmes tregtisë.
Qeveria e Merkelit është kritikuar për drejtimin e Gjermanisë drejt varësisë së saj të konsiderueshme nga nafta dhe gazi rus.
Ndërtimi shumëvjeçar i gazsjellësit Nord Stream 2 për të transportuar karburantin rus direkt në Gjermani përfundoi zyrtarisht dhe ishte gati për të filluar funksionimin përpara se të vihej në pritje të pacaktuar nga kancelari aktual, Olaf Scholz, vetëm disa ditë përpara se forcat ruse të nisnin sulmin e tyre në shkurt.
Mendohet dhe llogjika të çon se Angela Merkel, është (ka qenë) agjente e KGB Sovjetike, e rekrutuar nga operativi Vladimir V. Putin. Në se është aktive edhe sot, kjo gjë duhet të vërtetohet nga agjensitë përkatese të inteligiencies…
keni nje inteligjence te perpikte !! Gjynaf qe ke humbur kot.
Cfare thua zotri.AJO pranon qe perpjekjet i beri por pikpamjet e saj me te Putinit ishin diametralisht te kunderta.E verteta eshte se interesat ekonomike jane ato qe kryesojne dhe cili udheheqes do linte popullin e tij pa buke dhe ngrohje qe jane kerkesa te egzistences se nje populli.Por jo se llogjika juaj ju shpie ne konkluzionin se Merkel ishte agjente e KGB-se.Merkel nuk eshte nje njeri i perlyer.
Putini e ka qire kete qe kur ishte sekretare.
Trapat e Europes mundohen te hedhin balte mbi figuren me simpatike shume vjecare e sukseseshme zj. MERKEL Luften ne ukraine e shkaktoi Zelenski me asistencen injorante te Biden dhe europianet koke bosh. Lufta nuk filloi ne kohen e Tramp apo Merkel. Injoranca e kllounit Zelenski po paguhet me gjakun e ukrainasve te ndershem.
Markel ka qene dhe mbetet e kthjellet, me principe te larta dhe me integritet.
IK MOJ PLEHRE ZHDUKU E MOS TA SHOHIM ME SURRATIN.TI JE RRITUR ME DASHURI PER RUSINE DHE URREJTJE PER RREVIZIONIZMIN.GJERMANET ME ZGJEDHJEN TENDE U TRGUAN ME BUDALLEJ SE NE QE VOTUAM SALIUN SE DO NA BINTE DEMOKRACINE.
Dhe ne shqiptaret kemi pritur qe Mama Merkel tja fuste kembet ne nje kepuce Serbise, ta detyronte ate te njihte Kosoven dhe krimet e luftes te bera atje, ta integronte Kosoven ne levizjen e lire Evrope ose, per me teper, mos o zot, te eshte dashamirese e nje bashkimi gradual Shqiperi-Kosove. Sulmi rus mbi Ukraine dhe stepja e Gjermanise ti kundervihej me gjithe fuqine dhe arsenalin e saj ekonomik e ushtarak ketij sulmi, duke armatosur dhe stervirur ushtrine ukrainase krahas bllokades se tregetise gaz-nafte me ruset, tregoi qarte se kush e bente ligjin ne politiken e jashtme gjermane: ishte pikerisht Rusia e Putinit dhe Kosova si aneks serb me pelqimin e Brukselit, ishte si nje qoke pa pike rendesie e qederi per Gjermanine. Mama Merkel, Mama Merkel! Ju ke ngelur shume borxhe shqiptareve. Serbia, vellai i vogel sllav ne Ballkan i Rusise, ishte kanakari i vertete i Mama Merkelit dhe entorazhit te saj diplomatik te politikes se jashtme gjermane. Vucic kapardisej serbes prej garancise ruse te dhene nga Gjermania dhe Franca, hante llokmat e sofres se Brukselit dhe Projektit te Berlinit, ndersa piciruku gjatosh Rama bente gaztorin e perqeshur neper tryezat dhe takimet gjithefareshe nga te cilat, as Shqiperia i afrohej BE-se dhe as Kosova bente hapa per njohje dhe anatresim ne komunitetin evropian. Kasapi serb i Ballkanit po behet gati te ulet ne bisedimet e antaresimit ne BE, viktima e pergjakur e Serbise, Kosova terhiqej zvarre neper tryeza dhe gjykata krimesh lufte ne Hage dhe eshte e getonizuara e Ballkanit, pikerisht nga Brukseli, posacerisht nga Franca e Gjermania per te kenaqur kerkesat e Rusise per te favorizuar Serbine, per te mbyllur syte per historite e saj te gjakosura ndaj popujve te tjere ballkanike. Kjo eshte historia pa lajle e lule, acik ne drite te diellit. Dhe prisni, akoma nuk keni pare gje. Rusia po e armatos Serbine deri ne dhembe. Rusia po i trgon Serbise, nepermjet pushtimit te Ukraines, se si rivendikohen hapsirat sllavo-ortodokse te humbura, se sa i shantazhueshem eshte Brukseli dhe Nato dhe sa te varur jane ata me mijera fije jo vetem nga resurset nafte e gaz te saj, por edhe nga njemije e nje fije te tjera qe Putini i ndertoi me llogari te perpikta duke perdorur 1 miliard Euro ne dite me te cilat Evropa paguan Rusine.
Po o shoku po,mbete ti NGA Shqiperia te gjykosh merkelin. Ti harron qe ke 30 vjet qe voton politikanet qe te lene pa buke e te qi.e pa te heq breket. Ik o shoku se ti jeton si ne Kabul,e na gjykon Ish k/ministren e Gjermanise. Ah po,ti kujton se Rama e berisha Jane burra shteti. Nqs Merkel qenka agjente(se shqipet Jane si Don kishoti),shohim armiq kudo,ather si I bie qe KY Benjamin saj ne shqiperi ed Rama,qenka dhe KY spiun rus.
Pasojat e kesaj qelbesire paguan Europa sot ....Kjo ishte kundra sanksioneve kur Presidenti i atahershem amerikan Barack Obama ia shtroi si projekt per zbatim kur Rusia aneksoi Krimene ne 2014-ten . Nese dikush do ti terhiqte rypat dhe do ti kish prere rrugen Carit te ri atehere ,sot nuk do kishim keto perfundime .....por Kancelarja e kundershtoi Presidentin Amerikan duke vene interesat e saj si perfaqesuese e Gjermanise mbi ato te te tjereve ne EU dhe me gjetke .....oreksi ju hap Putinit , pasi e pa qe nuk kish asnje pengese ne sulmin e ri ndaj Ukraines .....kjo dhe vetem kjo eshte pergjegjese ...... Keta , gjermanet i kish kapur prej zhelesh , cic thosh Zosefina duke i furnizuar ata me gaz te lire dhe te bollshem ....qe te kuptoni se cshkruaj tani dalin te gjitha , se me cmim e paguante Gjermania e pasur gazin rus , dhe me c'mim Polonia dhe vendet e tjera te Vishegradit ....jo vetem kaq por ua nguli europianeve dhe jo vetem pas shpine me ndertimin e linjes se re te gazit rus Nord Stream 2 ....duke pare Gjermania vetem interesin e saj ......kush e ka paramenduar se Angela Merkel ishte nje lidere e famshme ...mire eshte ta mendoj dhe nje here ......