Inxhinieri rrëfen luftën brenda Çernobilit: Vodhëm karburant nga ushtarët rusë për të parandaluar fatkeqësinë

9 Prill 2022, 11:27Bota TEMA

Inxhinieri rrëfen luftën brenda Çernobilit: Vodhëm

Ish-centrali bërthamor në Çernobil në Ukrainën veriore që u mor nga forcat ruse në ditën e parë të pushtimit, tani është kthyer nën kontrollin e Ukrainës.

Yogita Limaye e BBC-së, e cila ishte ndër gazetarët që shikoi brenda centralit që nga largimi i rusëve, foli me stafin e uzinës, të cilët u lejuan të vazhdonin punën kur filloi okupimi.

“Ata donin të dinin se si menaxhohej objekti. Ata donin informacion për të gjitha procedurat, dokumentet dhe operacionet. Unë u frikësova sepse  më merrnin vazhdimisht në pyetje dhe ndonjëherë me forcë, ” tha Oleksandr Lobada, një mbikëqyrës i sigurisë.


Në katin e fundit të ndërtesës janë dhomat kryesore nga ku kontrollohet vendi. Disa nga dhomat ishin të mbyllura. Kur rusët nuk i gjetën çelësat, ata hynë në dhoma, duke prerë pjesën e derës në të cilën ishte kyçi.

“Ne duhej të negocionim vazhdimisht me ta dhe të përpiqeshim  që të mos i ofendomin, në mënyrë që ata të lejonin personelin tonë të menaxhonte objektin,” tha inxhinieri Valeriy Semonov.

Kur energjia elektrike u ndërpre për tre ditë, Valeriy tha se ai u përpoq të gjente karburant për të mbajtur gjeneratorin në punë, madje duke ia vjedhur rusëve.

“Nëse nuk do të kontrollonim termocentralin, çdo gjë mund të kishte qenë katastrofike,” tha Oleksandr. “Materiali radioaktiv mund të ishte çliruar. Dhe mund ta imagjinoni se çfarë mund të ndodhte. Unë nuk isha i frikësuar për jetën time por për çfarë do të ndodhte nëse nuk do të isha atje për monituruar centralin.

Kisha frikë se do të ndodhte një tragjedi për njerëzimin”.

Zona pas uzinës e quajtur “Pylli i Kuq” është një nga vendet më radioaktive në tokë. Pamjet me dron të publikuara nga ushtria ukrainase tregojnë se ushtarët rusë hapën llogore dhe madje qëndruan atje.

Kjo u konfirmua  për BBC nga zyrtarët e stacionit.

Energoatom, agjencia shtetërore e energjisë bërthamore të Ukrainës, tha se ushtarët rusë ishin të ekspozuar ndaj “dozave të konsiderueshme” të rrezatimit. Jashtë reaktorit bërthamor, ushtarët rusë vendosën thasësme rërë pas të cilave mund të fshiheshin nëse do të sulmoheshin.

Poshtë në bodrumin e godinës kryesore, janë disa dhoma të stilit të konviktit të cilat janë plaçkitur plotësisht.  Dyshemeja është e mbushur me qilima, dyshekë, rroba, këpucë dhe sende të tjera personale të gardës kombëtare të Ukrainës.

Zyrtarët në Çernobil thanë se ushtarët rusë plaçkitën çfarë të mundnin kur u larguan dhe kapën rob edhe anëtarët e  gardës kombëtare.

“Ne ishim në gjendje ta ruanim vendin. Por është shqetësuese sepse ata kapën rob 169 ushtarët tanë,” tha Valeriy.

Ende nuk dihen se ku ndodhen ushtarët, por stafi i Çernobilit beson se ata ndodhen në Rusi. Petro Poroshenko, ish-presidenti i Ukrainës, vizitoi Çernobilin të premten, duke dërguar ushqime dhe furnizime të tjera për personelin.

“Putini është plotësisht i paparashikueshëm. Dhe kontanimini nga materialet bërthamore nuk kufizohet nga kufijtë. Ai mund të prekë Europën Lindore, Europën Qendrore dhe madje edhe Britaninë e Madhe.

Rreziku i është shumë i lartë, ndërkohë që Rusia vazhdon këtë luftë,” tha Poroshenko.

1 Komente

  1. W
    Www

    Përrralla me mbret. Çernobili është ndërtuar në kohën e BRSS dhe sigurisht që rusët dinë se ç'është. Ukrainasi mund të jenë vjedhur karburant prej ushtrisë ruse, por jo për të.mbajtur në punë centralin, pasi edhe një idiot e di sa i rrezikshëm është mosfunksinimi normal i një centrali atomik.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje