Irani: Jemi në luftë totale me SHBA-në, Izraelin dhe Evropën

28 Dhjetor 2025, 08:10Bota TEMA
Irani: Jemi në luftë totale me SHBA-në, Izraelin dhe Evropën

Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, tha në një intervistë të shtunën se Shtetet e Bashkuara, Izraeli dhe Evropa po zhvillojnë “luftë totale” kundër vendit të tij. Ai e përshkroi fushatën e presionit kundër Teheranit si më komplekse dhe dëmtuese sa lufta Iran-Irak.

“Sipas mendimit tim, ne jemi në një luftë të plotë me Shtetet e Bashkuara, Izraelin dhe Evropën; ata nuk duan që vendi ynë të qëndrojë në këmbët e veta”, tha Pezeshkian.

Ai tha se lufta aktuale është më e keqe se lufta në Irak në vitet 1980.

“Nëse dikush e kupton siç duhet, kjo luftë është shumë më komplekse dhe më e vështirë se ajo luftë. Në luftën me Irakun, situata ishte e qartë; ata qëlluan raketa dhe ishte e qartë se ku do të kundërsulmonim. Por këtu, ata tani po na rrethojnë në çdo aspekt, duke na vënë nën presion dhe në qoshe të ngushta, duke krijuar probleme – ekonomikisht, kulturorisht, politikisht dhe në aspektin e sigurisë.”, shtoi ai.

Kujtojmë që disa muaj më parë, Izraeli dhe Irani shkëmbyen sulme me raketa kundrejt njëri-tjetrit.

Po ashtu edhe SHBA goditi tre objekte bërthamore iraniane në Fordo, Natanz dhe Esfahan për të shkatërruar programin bërthamor të Iranit, pasi diplomacia dështoi ta kthente Teheranin në tavolinën e negociatave.

3 Komente

  1. I
    Igor

    Nuk jeni i vetmi edhe Turqia dote perfshihet ne nji lufte qe planifikohet nga SHBA ,Izraeli,Greqia ,Qiproja, dhe BE pra sot ose neser dote filloj vullkanet e luftes po vlojne ngadale derisa te plasin sa e kuptoj i vjen era e luftes se 3 boterore po mjerit neve Shqipetaret qe e shkateruam ushtrine dhe tani na vjen fundi i ekzistences Shqipetaret Injorant.

    Përgjigjjuni
    1. D
      DineHoxha

      Igor, injoranca juaj nuk ka kufij. Turqia nuk ka konflikte me aktor te medhenj. Ka pak probleme me Izraelin por ne aspektin politik dhe mundesia per konfrontim ushtarak eshte 0. Eshte nje loje per hegjemoni ne zone duke qen se Irani u zdhyth keq. Ta kuptosh, qe nese Turqia hyn vet ne konflikt me nje nga keta aktore, pasojat do te ishin shkatrimtare per Turqine qe ka 1001 plobreme shume te medha, por qe kurr nuk do e prononin sepse I dine pasojat. Prandaj mos ha mut kot, sikur miqte e tu qe jane apo nuk jane vetem.

      Përgjigjjuni
    2. K
      Kokëfortësia

      Shikoni politikën tuaj, ajo ju shkatërron.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje