Pas bombardimit amerikan të tre centraleve bërthamore në Iran, parlamenti në Teheran votoi për mbylljen e ngushticës së Hormuzit, nëpër të cilën kalon rreth 20 për qind e naftës botërore.
Ngushtica e Hormuzit është një kalim i ngushtë midis Iranit dhe Omanit dhe është një arterie kritike për ekonominë globale. Kjo ngushticë lidh Gjirin Persik me Detin Arabik dhe Oqeanin Indian, duke lejuar transportimin e naftës nga portet në Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Kuvajtin dhe Irakun në tregjet botërore.
Bllokada e Ngushticës së Hormuzit do të nënkuptonte ndërprerjen e furnizimeve me naftë kryesisht në Azi, Evropë dhe Amerikën e Veriut, gjë që do të shkaktonte një rritje të menjëhershme të çmimit të naftës (sipas disa vlerësimeve në mbi 100 dollarë për fuçi, dhe disa madje edhe 200).
Një rritje e tillë e çmimeve do të çonte në rritjen e inflacionit në të gjithë botën, duke ngadalësuar potencialisht rritjen ekonomike dhe duke prishur zinxhirët e furnizimit.
Vendet që varen nga importet e naftës, si Kina, India, Japonia dhe një pjesë e madhe e Evropës, do të prekeshin veçanërisht, pasi kostot e tyre të energjisë do të rriteshin dhe konkurrueshmëria në tregun global do të ulej.
Po kështu, aleatët rajonalë të SHBA-së, si Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, do të pësonin humbje të mëdha, pasi eksportet e tyre të naftës do të binin ndjeshëm, gjë që do ta destabilizonte më tej rajonin.
Po, pse Irani nga e kalon naften?
Nga i njejti vend ne fakt,eshte bumerang per Iranin,duke marre parasysh edhe faktin qe ata vete kane dite me karburante te rracionuara. Efektet e pershkruara nga artikulli,do te ishine te tilla vetem kur Iranime te vertet te kishte ate force sa te bllokonte 30% te tregetise boterore,jo vetem te naftes,dhe ketu behet fjale edhe per aleatet e tij shume te ngushte si Rusia e Putinit dhe Kina!! E shohe te veshtire qe Irani ti beje balle gjithe asaj trysnie nderkombetaret pa e pesuar keq,si gurisht qe mjafton te qelloje vetem nje naftembajtese qe te krijoje rritjen e çmimet te Naftes, spekullatoret vetem kete kan prit,por edhe Rusit i intereson shume, arka e Putinit qan prej kohesh,me nje çmim prej 100 dollare fuçia,sigurisht edhe çmimet qe ja u ben miqve te tij si Kines,korese se V,Indise qe dere me sot i ka furnizu me 1/3 e cmimit real,do ja u ngreje,sigurisht qe ferkon duart me nje çmim me te larte,por per ta mbyll,as qe u shkon ndermend ta bejne realisht,do te thote fund i garantuar i Iranit aktual!!
Irani me karburante te rracionuara? Po ju e dini që Irani prodhon rreth 3.3 milionë fuçi naftë në ditë?
Tani hyn ne loje Shpiragu
Po,por ka nje problem te vogel ne Iran aktualisht shoqi,ju kan ra ca bombeta keto kohet fundit,e te kesh mundesi te prodhosh nafte bruto,nuk dote thote qe te kesh edhe benxine per te gjithe,gjithsesi,jane lajme qe i publikon bota,keshtu,per te krijuar nje fare ideje mbi situaten!!!
Pjeter te ka ngel ora ke Zeri Popullit. Lexo dhe ndonje lajm perendimor te ndricosh mendjen e ndryshkur
Edhe Shqiperia komuniste prodhonte mallra ushqimore qe i eksportonte por ne dyqanet tona po te binte miu thyente koken se ishin bosh. Irani nxjerr nafte bruto per eksport (drejte Kines kryesisht) por ne tregun e brendshem duhen nenprodukte te rafinuara, dhe nje treg 100 milion banoresh eshte e veshtire te furnizohet kur vendi eshte nen embargo.
“Kur tendenca bëhet pretekst dhe etika bëhet mall pa çmim” Importuesit e naftës në vendin tonë duket se kanë ndërtuar një “etikë” të veçantë tregu: kur në tregjet ndërkombëtare shfaqet një tendencë rritjeje, çmimi i naftës këtu ngjitet menjëherë, pa u menduar dy herë, edhe pse rezervat janë të blera më parë, me çmime më të ulëta. Ndërsa kur ndodh e kundërta, kur çmimi bie, atëherë “tendenca” nuk mjafton. Fillon zvarritja, vonesa, justifikimet… në disa raste, çmimi mbetet i pandryshuar me ditë e javë, derisa të vijë një ulje e re dhe të mos mbetet rrugë tjetër veçse ta pranojnë. Ky veprim nuk është vetëm abuzim tregtar, por edhe fyerje ndaj qytetarëve, ndaj konsumatorit të zakonshëm që paguan çdo ditë çmimin e një pazari të padrejtë. Në vend të konkurencës së ndershme dhe ndjeshmërisë ndaj zhvillimeve globale, kemi ndërtuar një kulturë përfitimi të njëanshëm, ku rritjet janë “urgjencë” dhe uljet “të përmbajtura”. Është koha që autoritetet përgjegjëse të mos mjaftohen me deklarata e tabela javore, por të garantojnë një transparencë reale, një ndjekje me mekanizma kontrolli, dhe mbi të gjitha të ndëshkojnë çdo spekulim me pasojë në jetën e përditshme të qytetarëve. Nafta nuk është luks. Është një mall strategjik dhe çdo abuzim me të është abuzim me jetën, punën dhe dinjitetin e një vendi të tërë.
Rezerva nuk kane fare....mendoj. as kapacitete magazines sa do ligji. Me doganen merren vesh. Me regjimet e doganes po ashtu. Ndaj rritet menjehere. Ne perendim do 10 deri 30 dite te rritet ndjeshem.
Nese nuk kane rezerva pse nuk e ulin direkt kur ulet ne bote?
Nuk ka ndodhur dicka e tille. Ishte lajm i rreme. "*IRAN PARLIAMENT HAS NOT APPROVED CLOSING STRAIT OF HORMUZ *No such bill has been proposed. Iranian MPs have unanimously reached this conclusion merely in a consultation capacity. *Parliament in Iran doesn't have the authority to close the Strait of Hormuz Decision to close Strait of Hormuz lies with the Security body and Supreme Leader." https://x.com/hubofintel/status/1936808177447932112
Saktë. U pëlqejnë titujt gazatave, ç'ti bësh. Nejse brenda artikullit është saktë. Parlamenti iranian ka votuar për mbylljen por ska vlerë hiç. Njësoj sikur parlamenti ynë ta zemë u marros dhe voton mbylljen e otrantos. Hahahahaha
Mos i perdorni makinat ? Perdorni linjat me autobuz si dhe te fillojne karrocat si ne kohen e zogut ?Epo dhe ne kafene me makina ku I gjeni gjithe ato para ? Mire ka bere qe e ka mbyllur boll i rane me qafe Iranit le te beje bllokade dhe te shfarose Izraelin ta beje qe te leshoj teritorin ndryshe nuk shpetojne popujte Arab te bashkohen dhe ti dalin per zot vendit te tyre ????
Nga lufta çdo gje mund te presesh!
konkurrueshmëria Ku e gjete këtë fjalë ?! Majmun
Keto llogari t'i benit para sulmit te pabese (si gjith nje) te Amerikes me urdher te Trump pa e miratuar me pare ne Kongres.