Si u godit Irani nga “Çekani i Mesnatës”: Zbardhet taktika “mashtruese” amerikane

22 Qershor 2025, 16:00Bota TEMA
Si u godit Irani nga “Çekani i Mesnatës”: Zbardhet

Uashingtoni ka zbuluar detaje të operacionit të fuqishëm ushtarak ndaj Iranit, një nga misionet më të mëdha ajrore të viteve të fundit, të koduar “Midnight Hammer”, i cili u zhvillua të shtunën në mbrëmje, 21 qershor, dhe u përqendrua në tre objektiva kyçe të programit bërthamor iranian: Fordow, Natanz dhe Isfahan.

Në një konferencë për mediat nga Pentagoni, Shefi i Shtabit të Përbashkët të SHBA-së, Gjenerali Dan Caine, konfirmoi se më shumë se 125 avionë morën pjesë në sulmin e befasishëm, përfshirë 7 bombardues B-2 Spirit, tankera furnizimi, avionë zbulimi dhe forca mbrojtëse ajrore.

Gjenerali zbuloi se bombarduesit B-2 hodhën më shumë se 12 bomba të tipit “Massive Ordnance Penetrator”, të dizajnuara për të shkatërruar objektiva të thellë nëntokësorë. Sulmi ndaj objektivave bërthamore iraniane nisi në orën 18:40 ET (me orën lokale amerikane) dhe avionët dolën nga hapësira ajrore iraniane deri në 19:00, duke e bërë operacionin jashtëzakonisht të shpejtë dhe të saktë.

Janë përdorur edhe raketat Tomahawk, goditën objektiva të caktuar në qytetin Isfahan, pjesë e një fushate të koordinuar me precizion të lartë.

Operacioni përfshinte gjithashtu një manovër mashtrimi taktik.

Sipas Gjeneralit Caine, një pjesë e flotës fluturoi drejt Paqësorit për të devijuar vëmendjen dhe për të ruajtur surprizën.

Kjo strategji ishte e njohur vetëm nga një numër shumë i kufizuar planifikuesish ushtarakë në Uashington dhe Tampa.

Ky është misioni më i gjatë me B-2 që prej 11 shtatorit 2001, tha Caine, duke e quajtur operacionin një “arritje logjistike dhe taktike të jashtëzakonshme”.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, nga po i njëjti podium në Pentagon, tha se me këtë operacion, “ambiciet bërthamore të Iranit janë shkatërruar”.

Ai vlerësoi udhëheqjen e presidentit Trump si “vizionare dhe të guximshme” dhe tha se SHBA ka vepruar me “fuqi të përqendruar dhe të matur”.

Operacioni vjen pas një përshkallëzimi të tensioneve mes Iranit, SHBA-së dhe Izraelit, duke e zhytur rajonin në një situatë të pasigurt që tashmë po ndiqet nga afër nga fuqitë botërore.

Ky është një nga operacionet më të sofistikuara ushtarake të kryera nga SHBA në dekadat e fundit, që përveç forcës së jashtëzakonshme ushtarake, demonstroi edhe përdorimin inteligjent të strategjive psikologjike dhe teknologjisë së avancuar në fushën e luftës moderne.

Operacioni ushtarak amerikan ndaj Iranit, i koduar “Midnight Hammer”, përfshiu mbi 125 avionë luftarakë, duke e shënuar si një nga misionet më të mëdha ajrore të viteve të fundit.

Detajet u zbuluan nga gjenerali Dan Caine, Shefi i Shtabit të Përbashkët Amerikan, në një konferencë për shtyp në Pentagon.

Sipas Caine, operacioni përfshiu shtatë bombardues stealth B-2 Spirit, të cilët u nisën nga baza ajrore në Missouri dhe udhëtuan në një nga misionet më të gjata që nga sulmet e 11 shtatorit 2001.

Bombarduesit hodhën mbi dy objekte bërthamore iraniane, Fordow dhe Natanz, mbi një duzinë bombash “Massive Ordnance Penetrator” që peshonin rreth 13 ton secila.

Pjesë e operacionit ishin edhe dhjetëra raketa Tomahawk, të cilat goditën objektiva në qytetin e Isfahanit, një tjetër qendër e rëndësishme bërthamore në Iran.

Gjenerali Caine sqaroi gjithashtu se operacioni përfshinte një mashtrim taktik. Një pjesë e avionëve të tipit bombardues fluturoi drejt Paqësorit si karrem, për të shmangur vëmendjen e Iranit. Sipas tij, goditjet filluan në orën 18:40 (me orën lokale të SHBA) dhe përfunduan brenda 20 minutash, me avionët që dolën nga hapësira ajrore iraniane në orën 19:00 pa marrë asnjë goditje nga Irani.

Ky është një nga operacionet më të sofistikuara ushtarake të kryera nga SHBA në dekadat e fundit, që përveç forcës së jashtëzakonshme ushtarake, demonstroi edhe përdorimin inteligjent të strategjive psikologjike dhe teknologjisë së avancuar në fushën e luftës moderne.

20 Komente

  1. d
    drejtesi e munguar

    Te gjitha keto "mashtrime" jane feminore.Mashtrimin e madh e beri USA.1-Ne momentin qe ishte ne bizedime nxitti Izraelin ta godiste. 2-Ne diten qe Trampi deklaroj se do te mendoj dy jave per te vendosur,uli vigjilencen dhe sulmoi si tinzar.Irani nga ana e tij tregoi nje "besim"te verber tek USA dhe Presidenti Tramp.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Loro

      O loqe

      Përgjigjjuni
      1. k
        kopi

        ????????????????????

        Përgjigjjuni
        1. k
          kopi

          hahahahhahahahahahahha

          Përgjigjjuni
        2. M
          Muc Xhepa, diplomat karriere dhe prozator

          Je gjigand Donald, u desh vetem nje nderhyrje preventive qe te vendosesh paqe ne lindjen e mesme, shume nuk arrijne te te kuptojne por nje diplomat elitar e kupton veprimin tend shume dimensional per te miren e njerezimit, jete te gjate komondant

          Përgjigjjuni
          1. L
            Liqeni

            Diplomat elitar! Ku je, ku je o elitar?!

            Përgjigjjuni
          2. E
            Edi

            drejtesi e munguar , je aq gabim sa nuk e kupton . Eshte ne loje demokracia kundra opresionit qe do te behet sistem. Kjo pune vetem keshtu zgjidhet . Amerika e leshoi dorashken. te shofim a do kene mendere keta te tjeret ti pergjigjen . Ata e thane qarte kur presidenti i sh.b.a. flet bota duhet te degjoje dhe pike. Boll me skadencat kineze qe i prodhojen duke paguar fuqine punetore me nje pjate oriz e duke vjedhur gjith copywright-in . Te paguajne si ne perendim rroga e siguracione e pastaj te konkurojne.

            Përgjigjjuni
            1. L
              Liqeni

              A e mjera gjuhe shqipe!

              Përgjigjjuni
            2. 6
              666

              Shprehimisht, drejtshkruhet: dikujt, i deklaroj; e para vetë- ti për t'i , jo si unë; për të dytën- po vetë ; o~n dhe o~i - po për zgjedhimin e foljes në vetën e tretë njëjës!Ç'do qënç, ji!

              Përgjigjjuni
              1. 6
                666

                Në "mungesë"- ato që as s'm'i pe drejt dhe as q'i ja fesheh dot- edhe një napë dore dhe edhe një çember; për sytë e bukur- për t'Kaihie Haktshit!

                Përgjigjjuni
              2. d
                drejtesia

                Pirdhni se liroheni,bejini lavde nje psikopati qe nga sot e tutje do shikojme pasojat! Irani eshte urte e bute dhe plot kazani! Po festojne hiçgje trampistet,mendohet te kene bere 6 vrima ne uje,ku poshte ka vetem kanale te ujrave te zeza! Gorilla do dali ne momentin e duhur dhe mjere ne te gjithe...te na rroje Trampi!

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Ana

                  Po te jete sic thoni Juve, i bie te shkojme refugjat sa me shpejt ne Iran, Une jam dhe femer, nuk e di a me pranojne?

                  Përgjigjjuni
                  1. I
                    Idiots Republic of Albania

                    po nuk je synet, nuk te pranojne Ana

                    Përgjigjjuni
                    1. S
                      Stupid idiot

                      O idiot por ne SHBA te gjithe behen synet,Jo lapro si puna jote o katunar shipneje.

                      Përgjigjjuni
                    2. ?
                      ?

                      Varet nga mosha dhe a je e bukur Ana?

                      Përgjigjjuni
                    3. A
                      Ajatollahu

                      Ti dukesh qe je me i informuar se gjeneralet Usa. E more infon nga UFOT ? Kar me zile

                      Përgjigjjuni
                    4. q
                      qerosi

                      si eshte e mundur qe ne frymor qe ne vend te trurit ka mut, te bashkojne germa ne tentative per te thene dika pervecse eres se qelbur

                      Përgjigjjuni
                      1. P
                        Pun kurvash

                        Po annnna ta duan te qethur posht se lart po se mbulove ta hoqen KOKEN ..rri se je mir .mos e kruaj me miletit ata duhet te zhduken ...bashkë me ruse kinezë

                        Përgjigjjuni
                        1. K
                          Kako

                          Trapi....e.hodhi nje pordhe....por sdi ca do vije ditet e ardhshme. Sulmoi Iranin per ti treguar Rusise.....po ku pjerdh Rusia!!! Po sikur tani Irani te marri kokat e gatshme per leshim ku ti doje k. ???? cbehet o Trap?? Pergezime per flaken qe ndeze Trap.

                          Përgjigjjuni
                          1. O
                            Olimpid

                            KUJDES! Shkruhen pa apostrof përemri i pakufishëm “çdo” dhe përemri pyetës “çfarë”, si edhe fjalët e formuara prej tyre. Pas pjesëzës mohuese “s" dhe pas përemrit pyetës “ç". P.sh.: s’arrin; s’e di; s’presim; ç’e do? ç’do? ç’zë i ëmbël! etj. Për të shënuar rënien e ë-së te nyjat e përparme “të”, “së” me kuptim pronor në rasat e zhdrejta të emrave: i ati, e ëma: (i, e) t'et, (i, e) s'ëmës, me t'ëmën.

                            Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje