Dëshira kryesore e Donald Trump është të fitojë çmimin "Nobel" për paqen, me çdo kusht.
Për ta arritur këtë, ai mund të braktisë përpjekjet për të sjellë paqe në Ukrainë, në mënyrë që të arrijë rezultate më të shpejta dhe më domethënëse në një tjetër pikë “të nxehtë” në planet, ku frontet mbeten të hapura.
Ky është mendimi i ish-këshilltarit të sigurisë kombëtare, John Bolton, i raportuar në gazetën spanjolle El Pais.
Bolton beson se kreu i qeverisë amerikane përfundimisht do ta bëjë pikërisht këtë: Ai do të braktisë iniciativat e paqes për Ukrainën dhe do t’i drejtohet një vendi tjetër.
“E tëra që Trump dëshiron është çmimin Nobel për paqen. Ai e ka dëshiruar atë që kur iu dha Barack Obamës, sipas mendimit të tij në mënyrë të padrejtë. Nuk ka rëndësi nëse ai e merr këtë për Ukrainën, Lindjen e Mesme apo ndërmjetësimin midis Indisë dhe Pakistanit”, theksoi Bolton.
Ai gjithashtu vuri në dukje se presidenti amerikan nuk po mendon për pasojat politike tani, sepse nuk ka ndërmend të kandidojë për një mandat të tretë.
Ai shqetësohet vetëm “për reputacionin e tij, çfarë do të thonë njerëzit për të në të ardhmen”.
Më parë, përfaqësuesi special i presidentit të Shteteve të Bashkuara, Keith Kellogg, la të hapur mundësinë e tërheqjes së Trump nga negociatat për Ukrainën.
Zëvendëspërfaqësuesi i përhershëm i vendit në Kombet e Bashkuara, John Kelly, tha të njëjtën gjë gjatë një takimi të Këshillit të Sigurimit.
Si do ta braktis Ukrainën ai tha po fitova zgjedhjet luftën e përfundojnë për 24 orë...
Paqe quhet kur arihet me mareveshje dhe mirekuptim nga palet ne lufte dhe jo kur shitet.
Mbreti, qe qeverris dynjane, qe ka vene taraphane ti presine parane, IA di kimene parase...Kadiut ti rrefec parane, ters E vertit sheriane, per Para sheet edhe t'ane...Edhe Trapit, qe eshte veqil, ze sikur Benet adil e Mos thote dot kalykil, IA di kimene parase
Sipas ketijë Balozit, ukraina është pjesë e amerikës qe Trampi kërkoka ta shesi! Këta llojë gjakëpirsa shtetet i trajtojn si pronë të tyre! Në fund të fundit ç’kërkon amerika në ukrain, ata me rusin kanë jetuar ndër shekuj! Trampi ka shumë të drejtë kur thotë, qe kjo luftë nuk është e tija po e paraardhësve…! Dhe nëse arin të vendosi paqen e ka hallall nobelin. Ato teritore rusofolse i takojnë rusis, s’ka as shitje as blerje po një e drejtë e pamohushme…!