Sergei Markov, ish-këshilltar i Kremlinit ka deklaruar se pritja e fundit që Presidenti Donald Trump i bëri homologut rus Vladimir Putin nuk përbën një triumf, por një fitore diplomatike për Moskën që zgjerohet në influencën e saj në konfliktin ukrainas.
Gjatë një interviste për Corriere della Sera, Markov theksoi se Trump ka kuptuar se është më e rëndësishme të negociohet për një paqe reale sesa për një armëpushim të përkohshëm, dhe e cilësoi këtë përputhje me tezën e Moskës si një rezultat të jashtëzakonshëm, me ndikim të madh.
Në lidhje me perspektivën e mundshme të sanksioneve kundër Rusisë, Markov shprehet se ultimatumet nuk funksionojnë, duke vlerësuar se kërcënimet e tilla janë të kota dhe nuk janë mjet i efektshëm për t’i imponuar Moskës dëshirat e Perëndimit.
Ai shtoi se lufta do të vazhdojë, duke deklaruar se mund të zhvillohet një takim trepalësh mes Trump, Putin dhe Zelensky, por, sipas tij, çdo marrëveshje e tillë do të sabotohet nga Evropa, duke nënkuptuar se qëndrim i pandryshuar i Brukselit dhe Berlinit do ta pengojë zgjidhjen e konfliktit.
O kaxan. Si mendoni se mund t’ju besojme per kto plehra qe shkruani. Amerikanet ju thyen hunden me vote gjithe plehrave si ju qe genjeshtrwn dhe shpifjet i keni ne ADN.
Lufta dote vazhdoj derisa te mposhtet Rusis ky eshte plani i fshehte i perendimit jo se eshte interesi qe te mbrohet Ukraina jo interesi i perendimit eshte pasurit e Rusis te shperndahen dhe rezimi i federates Ruse por kjo behet ne emer te Ukraines ,Ukraina si e si ka humbur pra lufta me arme te rezikshme fillon tani per ta mbrojtur Rusine ku edhe neve dote paguajm ngjarjen.