Në një veprim taktik që po rrit "ethet diplomatike" në lidhje me Ukrainën, Volodymyr Zelensky ka ftuar shtatë liderë evropianë të takohen me Donald Trump të hënën në Shtëpinë e Bardhë.
Këtu bëjnë pjesë Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen, Presidenti francez Emmanuel Macron, Kancelari gjerman Friedrich Merz, Kryeministri britanik Keir Starmer, Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, Kryeministri finlandez Alexander Stubbs dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte.
Një "ushtri Evropiane” e tillë vlerësohet si një përpjekje e presidentit ukrainas për të shmangur imazhet e regjistruara shkurtin e kaluar me Trump dhe zëvendëspresidentin e tij, Vance, që e poshtëruan atë publikisht në transmetim të drejtpërdrejtë.
Presidenti ukrainas ka siguruar mbështetjen e plotë të "Aleancës së të Gatshmëve" të udhëhequr nga Britania, Franca dhe Gjermania. Vendet që mbështesin Kievin do të koordinojnë hapat e tyre përsëri sot përmes videokonferencës. Dje, Macron, Merz dhe Starmer përsëritën se e konsiderojnë të nevojshme të vazhdojnë presionin ndaj Rusisë me qëllimin e parë të një armëpushimi të menjëhershëm.
Në të njëjtën kohë, aleatët theksuan se do ta përgatisin presidentin ukrainas për çdo eventualitet para takimit të tij me Trump, në mënyrë që të shmangin skenën e sikletshme të takimit të tyre të parë, i cili kishte shkuar shumë keq për presidentin ukrainas. Në fakt, kancelari Merz pretendoi se do të transferonte përvojën e tij nga vizita në Shtëpinë e Bardhë, e cila u konsiderua e suksesshme në Gjermani, në një formë joformale... mësimdhënieje për udhëheqësin ukrainas, me qëllim që të shmangte çdo situatë të keqe.
"Do të udhëtoj me Presidentin Zelensky dhe krerë të tjerë shtetesh dhe qeverish evropiane në Uashington. Do të shkëmbejmë pikëpamje me Presidentin e SHBA-së Trump mbi gjendjen e përpjekjeve për paqe, garancitë e sigurisë, çështjet territoriale dhe mbështetjen e mëtejshme për Ukrainën", shkroi Merz.
Sa i përket Giorgia Melonit, ajo është përshkruar si "veshi i Trumpit në Evropë" dhe ka kaluar kohë në rezidencën e presidentit amerikan në Florida, ku ishte e vetmja udhëheqëse evropiane e ftuar në inaugurimin e tij në janar. Trump, në fund të fundit, e ka përshkruar atë si një "person të mrekullueshëm".
“Atmosfera mund të jetë më profesionale me udhëheqës evropianë si Stubb në krah të Zelenskit, dhe pjesëmarrja e tyre si ndërmjetës mund të ndihmojë në shmangien e një përsëritjeje të konfliktit në Zyrën Ovale”, raportojnë mediat britanike.
Gjithashtu nënvizohet se Alexander Stubb ka shprehur vazhdimisht mbështetjen e tij për Ukrainën, me Finlandën, vendet e tjera nordike dhe tre shtetet baltike midis mbështetësve më të palëkundur të Kievit.
Stubb, në fund të fundit, thuhet se ka një marrëdhënie të ngushtë me presidentin amerikan pasi ata ndanin dashurinë e tyre të përbashkët për golfin në një turne në Mar-a-Lago në mars.
Bisedimet janë ende formale midis presidentëve Trump dhe Zelensky, por udhëheqës të tjerë, përfshirë Keir Starmer, shpresojnë që prania e tyre në Uashington do të dërgojë një mesazh të fortë se Evropa qëndron me Ukrainën.
Starmer ka bërë përpjekje të konsiderueshme për të ruajtur marrëdhënie të ngrohta me Trump. Vizita e tij në Shtëpinë e Bardhë në shkurt ishte e përzemërt, ashtu si edhe vizita e fundit e Trump në Skoci. Downing Street beson vërtet se prania e Starmer në ngjarje të tilla mund të ndihmojë, se ai mund të veprojë si ndërmjetës midis Trump dhe Zelensky. (A2)
Zelensky po nuk ra dakort neser,do ta nxjerrin me shkelma jashte Shtepise se Bardhe.Europianet,jane te pafuqishem fare,rrine si pula para Trumpit.Trumpi po punon shume per paqen,d.m.th. per Putinin.Kete dava po e fiton Rusia dhe shihet pse,kuptohet qarte,megjithate bota e di pse,dhe rreket kot duke bere gam gam,dhe ben sikur po luftohet per armepushim,paqe etj e vetem i bejne qejfin Trumpit pa ganityre fare.Trumpi eshte investimi me i madh i Rusise ne 100 vjet.Kalkulimi i sulmit ne Ukraine, koha e fillimit,nuk eshte rastesi,edhe fitorja per here te dyte e z.Trump per president ishte parashikuar me 100 %.Tani eshte momenti per Rusine te vjele frutat.Mos t'ju genjeje mendja se Ukraina nuk do te penalizohet,per territore,dhe kjo eshte fatkeqsia.Propaganda do vazhdoje akoma,do ndihmohet Ukraina me arme,raketa e terci verci me letra,konferenca,por resumeja do jete negative per Ukrainen,ndoshta per 2-3 vjet.
Po kapterri po' ashtu eshte . Kot qe shkojne ne Washington, me mire te vijne ne Tirane dhe te pyesin analet qe i kemi me bollek........vari kapterrin ketij muhabeti o kapterr.
Po kapter a nuk e pësuam na me coptimin e trojeve shqiptare në tri konferencat ,njasgtu do të pësojë edhe ukraina?!!
Ç'te bej Zelensky shkret? Ti thote jo,e "mbyten",ti thote po, do e quajne tradhtar ne Ukraine.Presioni nga Trumpi,1 milion amper.Ç'te bej?
Nuk te lene rehat keta bythe-qiret e BE, kane hapur shkolle verore per te mesuar lengaraqin, copen e drurit nga politika, po e bukosin edhe me keq e kane kthyer ne Gimin e Sale, apoQamushin e 21 Dhjetorit. Takimi me Trump ne Shtepine e Bardhe do t'u kthehet ne ferr ketyre luftenxitesve qe moren ne qafe shtetin dhe popullin e Ukraines, ker te largohen do te vene doren nga pas dhe do te ndjejne qe jane lagur dhe dhjere. Fati i Ukraines u vendo ne Alaske te tjerat jane: "Me ka cu nana me la gojen" me keta dylbera.