Rusia ka bërë "disa lëshime" në lidhje me pesë rajone ukrainase, tha i dërguari special i Donald Trump, Steve Witkoff, në një intervistë me CNN.
"Rusët kanë bërë disa lëshime në tryezë në lidhje me të pesë këto rajone", tha Witkoff, duke iu referuar ndoshta Donetskut, Luganskut, Khersonit, Zaporizhzhisë dhe Krimesë.
Donald Trump dhe Vladimir Putin "kanë arritur një marrëveshje" për t'i ofruar Ukrainës garanci sigurie të modeluara sipas Nenit 5 të NATO-s, tha i dërguari special i presidentit amerikan Steve Witkoff në CNN ku shtoi,: "Putini na ka siguruar se nuk do të sulmojë asnjë vend tjetër ose asete amerikane sapo të finalizohet marrëveshja e paqes" me Ukrainën.
Ndërkaq ai shtoi gjithashtu se transferimi i territoreve ukrainase do të diskutohet nesër në Shtëpinë e Bardhë me Volodymyr Zelensky.
Ndërkaq vetë Zelensky deklaroi nga Brukseli se "Meqenëse çështja territoriale është kaq e rëndësishme, ajo duhet të diskutohet vetëm nga udhëheqësit e Ukrainës dhe Rusisë brenda kuadrit trepalësh të Ukrainës, Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë. Deri më tani, Rusia nuk ka dhënë asnjë shenjë se takimi trepalësh do të zhvillohet dhe nëse Rusia refuzon, do të duhet të pasojnë sanksione të reja. Është e rëndësishme që Amerika të pranojë të punojë me Evropën për t'i ofruar garanci sigurie Ukrainës dhe ne jemi shumë mirënjohës ndaj Shteteve të Bashkuara dhe Presidentit për këtë sinjal".
Sa turp, te thuash se Putin ka bere leshime eshte cudi. Nivel i ulet ne diplomaci. Cili eshte ky qe flet keshtu? Aman mos thoni se eshte amerikan, jo, sepse nuk ka qene ky niveli i diplomacise amerikane.
Nuk ka "Amerikane" apo "Europiane", te "Ndershem", apo "Parimore". Paraja ka blere dhe blen boten. Kur flasin ata, nuk jane ata, por kush po i paguan me shume. Morali = Para
Maga vk