SHBA-të nuk mbështesin dorëzimin e Donbasit, në favor të Rusisë

17 Gusht 2025, 17:20Bota TEMA
SHBA-të nuk mbështesin dorëzimin e Donbasit, në favor

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, hodhi poshtë raportimet se Washingtoni mund të pranonte dorëzimin e gjithë rajonit të Donbasit Rusisë.

Rubio reagoi pas një raportimi të Fox News, sipas të cilit administrata amerikane po shqyrtonte mundësinë e një marrëveshjeje territoriale mes Kievit dhe Moskës, që do t’i linte të gjithë Donbasin nën kontrollin rus.

“Ky informacion është i pasaktë. Qëndrimi i SHBA-ve mbetet i pandryshuar: ne mbështesim plotësisht sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës”, deklaroi Rubio.

Kryediplomati amerikan theksoi gjatë një interviste për Fox se Shtetet e Bashkuara nuk do të pranojnë asnjë zgjidhje që cenon kufijtë ndërkombëtarisht të njohur të Ukrainës, duke përfshirë Donbasin dhe Krimenë.

Vetëm presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e ka të drejtën të caktojë shkëmbimin, ose dhënien e territoreve sipas tij, duke sjellë në vëmendje edhe fjalët e Trump rreth kësaj çështjeje.

Ky qëndrim vjen në një çast kur bisedimet e paqes mes Washingtonit, Kievit dhe Moskës po vlerësohen si tepër delikate. Evropa gjithashtu po kërkon të luajë një rol aktiv, për të shmangur lëvizje të njëanshme që do ta linin Ukrainën të ekspozuar.

Refuzimi publik i Rubio-s sinjalizon se administrata amerikane dëshiron të shkurtojë çdo keqkuptim dhe të qartësojë vijën e kuqe të saj përballë Kremlinit.

Megjithatë, mbetet gjithçka për t’u parë, në kushtet kur të hënën, liderët më të lartë evropianë do të shoqërojnë Zelenskyn në një takim përballë Trump.

8 Komente

  1. L
    Liria

    Sekretari Rubio eshte nje politikan i zgjuar dhe me integritet profesional dhe moral, por eshte i detyruar te flase me doreza, pasi ne krye ka nje president psikopat.

    Përgjigjjuni
    1. t
      tetovari2

      Unë do të kisha thënë një president xhambaz,tregtar!

      Përgjigjjuni
    2. K
      Kapterri

      Nuk te pyet ty njeri,o secretar.Eshte ndare ai problem.

      Përgjigjjuni
      1. N
        NK

        Ky Rubio duket si me i ftillumi ne ate kabinet qeveritar!

        Përgjigjjuni
        1. M
          MUÇI

          Fjalët janë të qarta. Është presidenti i Ukrainës që vendos, që do të thotë: atje, mbrapa skenës, bëhet një punë bindëse (me hir apo me pahir) me të, që të pranojë faktin. Dhe ai bie dakord dhe thotë: ne ukrainasit pranojmë kushtet e udhëheqësit të BRSS, tavarish putin.

          Përgjigjjuni
          1. Z
            Zhvejku

            Rubio eshte i sakte ne komentin e tije dipllomatik, ne s'jemi dakort po i takon ukraines te vendosi, se si do punohet qe zhelja ta pranoje, eshte problem qe nuk tregohet Kerkesat e Putinit do realizohen...!

            Përgjigjjuni
            1. K
              Kurva e Putinit

              Po ju qi fisin Zheljamatje ne Ukraine. Po shkon 4 vjet dhe po jua fut larin ne goje. Edhe ty edhe Putinit o bythqim. Nisu krruaje piçken me Zhelen me Ukraine se mbase te sjellin pako postale mbrapsh o kurva e Putinit

              Përgjigjjuni
            2. P
              Pjerdh Trump per mediat dhe BE-ne gei

              O injorance e madhe, a nuk e kuptoni qe politikat e majta radikale kane mediat dhe manipulojne? Prandaj duhet te dale Rubio te pergenjeshtroje. Ti rruani bishtin Trumpit, me gjithe te metat qe ka, se ka lidership dhe politika te drejta. Nuk i plas fare per sulmet dhe komentet e njerezve e mediave qe llapin e sbejne dot gje tjeter (shqiptare apo europiane te BE-se qofshin). Qe te qetesoheni … nuk jam me Berishe kriminelin e mashtruesin … se aq tru keni shumica prej jush qe komentoni tek Tema, dhe na i paragjykoni mendimet.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje