Publikohet letra që Melani Trump i dërgoi Putinit

17 Gusht 2025, 17:09Bota TEMA
Publikohet letra që Melani Trump i dërgoi Putinit

Në një lëvizje të papritur diplomatike, Zonja e Parë, Melani Trump, i ka drejtuar një letër personale Presidentit rus Vladimir Putin, duke i kërkuar atij të ndërmarrë veprime për të mbrojtur fëmijët dhe brezat e ardhshëm. Letra, e cila ka mbetur konfidenciale deri më tani, u bë publike ekskluzivisht nga Fox News.

Sipas Fox News, letra u dorëzua personalisht nga Presidenti Donald Trump gjatë takimit të tij historik me Putinin në Alaska. Ajo thuhet se ishte një moment i veçantë, pasi Putin zgjodhi ta lexonte me zë të lartë para të dyja delegacioneve, atij amerikan dhe rus.

Në letër, Melani Trump theksonte rëndësinë e paqes dhe sigurisë për fëmijët në mbarë botën.

“Çdo fëmijë ndan të njëjtat ëndrra të heshtura në zemrat e tyre… Ëndërrojnë dashurinë, mundësinë dhe sigurinë nga rreziku,” shkruan ajo.

Melani Trump e vendos përgjegjësinë mbi udhëheqësit botërorë për të krijuar një mjedis paqësor.

“Një koncept i thjeshtë por i thellë, z. Putin, dhe me të cilin jam e sigurt se jeni dakord, është që pasardhësit e çdo brezi të fillojnë jetën e tyre me një pastërti, një pafajësi që ngrihet mbi gjeografinë, qeverinë dhe ideologjinë,” theksohet në letër.

Melani Trump e nxit Putinin të përdorë ndikimin e tij për të ndalur konfliktet, duke i thënë se ai ka mundësinë të “ringjallë të qeshurën e tyre melodike” vetëm me një lëvizje të lapsit.

“Duke mbrojtur pafajësinë e këtyre fëmijëve, ju do të bëni më shumë sesa thjesht t’i shërbeni vetëm Rusisë: Do t’i shërbeni vetë njerëzimit,” shkruan ajo.

Ajo e mbyll letrën me një thirrje të fortë: “Një ide kaq e guximshme tejkalon të gjitha ndarjet njerëzore, dhe ju, z. Putin, jeni të aftë ta realizoni këtë vizion… Koha ka ardhur.”

Letra e Melania Trump shfaqet si një përpjekje e pazakontë për të ndikuar në politikën e jashtme përmes një mesazhi thellësisht personal dhe humanitar, duke i shtuar një dimension të ri bisedimeve diplomatike ndërmjet dy superfuqive botërore.

3 Komente

  1. L
    Lani

    Kurva

    Përgjigjjuni
    1. X
      XXXL

      Po c'jane keto lajme qe thoni se publikohet letra personale qe Melani i ka derguar Putinit dhe aq personale eshte dsa ky e lexon me ze te larte para dy delegacioneve. O shoqe letren dergoja Zelenskit pravokoj nje lefte qe shkaterroj brezin e ri i dergoji ne lufte per te mos ukthyer me, kerkonte te shkateronte Federaten Ruse me perkrahjen e Perendimit Kolektiv, kerkoj bythe dhe e hengri vete ne bythe, por edhe ne .....goje.

      Përgjigjjuni
      1. B
        Beni

        Lani bythqiri,kurvat I ke ne shtepi.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje