Ish-Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, është shtruar në spital.
Ai i është nënshtruar një operacioni për hernie. Operacioni mësohet se ka përfunduar me sukses dhe pa ndërlikime.
Bolsonaro është përballur me probleme serioze shëndetësore që nga viti 2018, kur u godit me thikë në bark gjatë fushatës së tij zgjedhore, gjë që çoi në një sërë ndërhyrjesh kirurgjikale.
Ai u diagnostikua gjithashtu së fundmi me kancer të lëkurës.
Mjekët brazilianë njoftojnë se shtrimi i tij në spital do të zgjasë edhe pesë deri në shtatë ditë të tjera.
Lini një Përgjigje