Kremlini sulmon presidentin ukrainas: Deklaratat e tij ngrenë pyetjen nëse është i aftë…

25 Dhjetor 2025, 16:57Bota TEMA
Kremlini sulmon presidentin ukrainas: Deklaratat e tij ngrenë pyetjen

Kremlini ka sulmuar ashpër presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, një ditë pas mesazhit që ai dha për Krishtlindjet.

“Deklaratat e tij ngrenë pyetjen nëse ai është i aftë të marrë vendime adekuate për zgjidhjen paqësore të konfliktit ukrainas”, tha sot zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, duke komentuar fjalimin e Krishtlindjeve të Presidentit ukrainas në të cilin ai i uroi vdekjen Presidentit rus Vladimir Putin, por pa e përmendur emrin e tij.

Sipas agjencisë ruse të lajmeve Tass, Peskov e përshkroi fjalimin si “pa shije, plot zemërim dhe të pabalancuar”, ndërsa vuri në dukje se Zelensky “duket si një person i papërshtatshëm”.

“Dua të pyes nëse ai është i aftë të marrë vendimet e duhura për të zgjidhur çështjen përmes mjeteve politike dhe diplomatike”, shtoi Peskov.

 

2 Komente

  1. I
    Igor

    Po te ishte i afte dota ndalonte luften e jo ta vazhdoj banoret e donbasit nuk donin lufte por nji status te barabarte por ky perendimi e refuzoj dhe tani lufte dhe aneksim teritoresh dhe kjo eshte ma e keqe se vdekja ,dhe nji poshtersi per perendimin.

    Përgjigjjuni
    1. g
      ganiu

      Edhe në ditë feste ti nuk e mban dot budallallëkun brenda. Duhet ta nxjerrësh pa tjetër.

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje