Putini i dërgon urime Trumpit për Krishtlindje, por i thotë jo planit të ri të paqes për Ukrainën

25 Dhjetor 2025, 16:14Bota TEMA
Putini i dërgon urime Trumpit për Krishtlindje, por i thotë jo

Shumë urime, por pa dhurata për Ukrainën, ku bombat ruse mbi civilët nuk u ndalën as natën e Krishtlindjes. Çfarë qëllimesh (dramatike) rezervon Vladimir Putin për vitin 2026 mund të kuptohet edhe nga fjalët e zëdhënësit të tij: presidenti i ka dërguar një telegram urimi Trumpit, deklaroi sot për gazetarët Dmitri Peskov, duke sqaruar gjithashtu se për momentin nuk ka asnjë shenjë qartësimi në horizont për luftën në Ukrainë, pas bisedimeve të javës së kaluar në Miami të të dërguarit rus Dmitriev me Steve Ëitkoff dhe dhëndrin e Trumpit, Jared Kushner.

Po analizojmë atë që Dmitriev i ka transmetuar Putinit, po e analizojmë këtë material dhe më pas, në varësi të vendimeve që do të marrë kreu i shtetit, do të vazhdojmë komunikimin tonë me amerikanët. Moska merr kohë dhe i përgënjeshtron zërat e Bloomberg sipas të cilave Kremlini do të kishte kërkuar ndryshime në planin e Shteteve të Bashkuara për përfundimin e luftës në Ukrainë. Është një lajm i rremë, e mohoi në Telegram zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova.
Megjithatë edhe Neë York Times vlerëson se Rusia po përgatitet ta refuzojë planin e ri të paqes të Shteteve të Bashkuara dhe Ukrainës, edhe në versionin e ri të shpallur në prag të Krishtlindjes nga Zelensky, me hapjen e re të presidentit ukrainas. Ai thotë se është i gatshëm të tërheqë ushtrinë nga pjesa e Donbasit që ende kontrollon, por vetëm nëse edhe Rusia do të bëjë të njëjtën gjë, duke liruar një pjesë territori të barasvlershme për krijimin e një «zone të çmilitarizuar.

Një kusht që Moska mund të mos e pranojë, duke qenë se ka kërkuar gjithmonë dorëzimin e plotë të Donbasit dhe ka përjashtuar gjithmonë një tërheqje, edhe të pjesshme, nga territoret që pushton pas pushtimit. Zelensky e ka paraqitur propozimin e ri si një kompromis të arsyeshëm krahasuar me planin e nëntorit – tepër i anuar në favor të rusëve që parashikonte në thelb dorëzimin e Ukrainës. Versioni i rishikuar përfshin garancitë e sigurisë që Kievi kërkon për të parandaluar agresione të ardhshme ruse, si edhe planet për rindërtimin e kombit të shkatërruar nga lufta. Por është e pamundur shpjegon Neë York Times që Kremlini ta pranojë, i inkurajuar siç është nga përparimet e Moskës në fushëbetejë (sot ka pretenduar pushtimin e një tjetër lokaliteti në Donetsk, Sviato-Pokrovskoe) dhe i frenuar nga vështirësia për t’ia shitur planin e ri publikut rus si një fitore.

Pse Moska mund t’i lejojë vetes ta refuzojë planin?

Pavarësisht se pushtimi ka për rusët një kosto shumë të lartë, si në terma ekonomikë ashtu edhe njerëzorë, Kremlini duket se ende beson se mund të fitojë më shumë duke luftuar. Ekonomia ruse është në pikën e saj më të dobët që nga viti 2022, me norma interesi në nivele rekord dhe ritme rritjeje që po zbresin drejt recesionit. Por, pavarësisht sanksioneve të vendosura nga Perëndimi, sipas analistëve vendi është ende larg një krize ekonomike të tillë që do ta detyronte Kremlinin të ndryshonte kurs. Rusia kontrollon rreth tre të katërtat e rajonit të Donetskut. Me ritmin aktual të përparimit, forcat e Moskës do t’u duheshin rreth 18 muaj për të pushtuar të gjithë rajonin.

Pse Rusia po vazhdon ende të negociojë?

Sipas ekspertëve, Rusia është e interesuar ta mbajë të hapur tryezën e negociatave vetëm për të ruajtur një marrëdhënie bashkëpunimi me Uashingtonin dhe për të shmangur marrjen e përgjegjësisë së plotë për konfliktin në vazhdim. Moska është gjithashtu e interesuar të shmangë sanksione të mëtejshme ose kufizime të tjera ekonomike nga ana e Uashingtonit. Sanksionet e vendosura dhe të kërcënuara në tetor nga Trump ndaj dy gjigantëve rusë të naftës, Rosneft dhe Lukoil, e kanë detyruar vendin ta shesë naftën e tij me çmime dukshëm më të ulëta.

Arsyeja e tretë: loja e tërheqjes dhe shtyrjes mbi kushtet e mundshme të paqes thellon edhe më tej përçarjet mes Ukrainës dhe aleatëve të saj perëndimorë. Sipas komentuesve, është e mundshme që përplasjet diplomatike mbi kushtet e paqes të vazhdojnë ndërsa lufta vazhdon. Putini nuk ka asnjë qëllim t’i japë fund luftës kundër Ukrainës dhe nuk është gati të bëjë kompromis, qoftë edhe minimal, në këtë fazë, siguron Volodymyr Fesenko, një analist me bazë në Kiev, në një postim në Facebook. Për Kremlinin, diskutimi i planit të paqes të Trumpit është thjesht një lojë taktike me Shtetet e Bashkuara për të ruajtur marrëdhënie konstruktive me presidentin aktual amerikan, duke shkaktuar njëkohësisht përçarje dhe kundërthënie mes Shteteve të Bashkuara dhe Ukrainës. (Corriere della Sera)

3 Komente

  1. K
    Komentuesi

    NORMAL QE NUK E PRANON , ....POR TRAPI ESHTE MESUAR DHE BILE E PRISTE QE KESHTU TE NDODHTE.....KENAQESIA ESHTE KUR TRAPIN E TALLIN......PRA NJE TRAP ESHTE NJE TRAP ....KURSE VLLADO ESHTE PRESIDENTE I KONFEDERATES RUSO AMERIKANE DHE TRAPI MBETET VETEM NJE TRAP SEPSE AMERIKEN E DREJTON PRESIDENT VLLADOJA

    Përgjigjjuni
    1. F
      Fieraku

      hajde tani te bejme nje ""Plane paqeje"???????Dhe ti themi te Fituarit z.Putin ja nenshkruaje ore zoteri!!!!!!!!! 1-Putini nuk e pjerdhe fare Trampin...sepse e di mire se kush eshte Trampi....i di pikat e Dobta dhe Forta te TRampit..... 2-Si nga shkolla e KGB-s z.Putin e di mire...se TRampi eshte nje LOjtare i dobet.....ka te meta Mendore nga PLeqeria...si dhe z.Putin..kur i referohet nje Partneri apo Bashkebiseduesi ne arenen nderkombetare si fillim kerkon INformacjon nga sherbimet sekrete te vendit te tije pra...a ka ky person Dosje diku??Tramp filtet se eshte nje Investikm i MBeshtetjes Russe..ne funde te viteve te 80-ta... 3-Perse u dashka Putin te Shprehet PRO Planit....kur akoma nuk e ka "Pare" mire?????????????dhe ky plan a kenaq interesat e Russise??Dhe se fundi:A i diktohet te Fortit nje Plane Paqeje nga i Munduri????????Duket se TRampi...e Vlereson shume Veten...mbase me Maduron e Venezueles munde te Fitoj..por njuk Besoj me z.Putin.....??(Mos e merrni komentin time se jame ne anen Russe)

      Përgjigjjuni
      1. Z
        Z

        Po cfare plani per paqe te pranoje Putini, ate qe ka hartuar Zheleja me gay-t e BE vecanerish me Makron burrin e burrit zhabes Brigitt, qorrit Starmer dhe shkarpen Merz? Kushtet i ve fituesi, humbesi firmos ate qe i vene perpara eshte i kapitulluar sa me shume e vonon aq me shume territore i ikin per sh k... .

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje