Në mesazhin tradicional të Krishtlindjes, Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, u përqendrua te shpresa, komuniteti dhe përgjegjësia në kohë krizash globale.
Ai tha se Krishtlindja është jo vetëm festë, por edhe simbol i shpresës, i një “drite që shkëlqen në errësirë". Sipas Steinmeier-it errësira mund të kuptohet si në planin personal – sëmundje, humbje, vetmi, frikë nga e ardhmja – por edhe në atë shoqëror, si luftërat dhe krizat ndërkombëtare. Pikërisht në këto kohë të errëta, tha ai, solidariteti dhe angazhimi qytetar janë burim shprese.
Duke u nisur nga sfidat me të cilat përballet kontinenti, ai bëri thirrje për solidaritet evropian: “Së bashku, të bëhemi sërish të vetëdijshëm për forcën dhe vlerat tona dhe të veprojmë në përputhje me to.”
Solidariteti nuk mbaron te kufijtë kombëtarë
Ai theksoi se solidariteti nuk ndalet te kufijtë kombëtarë, duke iu referuar drejtpërdrejt Ukrainës. Steinmeier nënvizoi se vlerat themelore evropiane, kundër të cilave po lufton Rusia në Ukrainë, janë të panegociueshme: “Në shekuj të gjatë kemi mësuar sa të rëndësishme, madje të domosdoshme janë liria dhe dinjiteti njerëzor, paqja e drejtë dhe vetëvendosja demokratike”, tha Presidenti. “Ne nuk heqim dorë nga këto – as për veten tonë, as për partnerët dhe miqtë tanë.”
Steinmeier e përmbylli fjalën e tij tradicionale me thirrje për veprim: “Na duhet guxim për të filluar gjithmonë nga e para.” "Na duhet guxim për gjërat e mëdha që i vendosim si shoqëri – dhe për gjërat e vogla, ku secili prej nesh jep më të mirën.” (DW)
Pidhi I motres tende . Vetem te labbern dhe jammern dini ju . Merr pushket dhe shko ne Front , dhe tregoje sa te vlen lekura ose co femijet e tu , ti dhe Mertz te dy bashke .. e keni Fund kete vend ne nje krize te thelle morale , ekonomike sa sdi ku ta kapesh ... njerezit sju del me pensioni , rrogat ne vend , cmimet katastrofe ,, she ti del na flet per vlera --- vlerat e pidhit te motres tende dhe te gjithe atyre parazitave qe ushqehen nga sociali .... I ke pare ne Tankstelle , ne darke punojne njerez > 65 se nuk u del Pensioni... po mire ben se keta po paten birra, Wurst dhe Klopapier nuk dalin neper Protesta..
Po Ukraina nga na doli partnere e Gjermanis harr herr mut President? Te kujtohet fare mire qe kerkove te shkosh si President i Gjermanise per nje vizite ne Ukraine dhe partneri Zhele te perplasi deren ne surrat, ku ke turp ti e ke ngrene me buke/. nuk te pranoj