"Ishte i trembur" - Ish-zëdhënësi: Netanyahu më kërkoi të thurr një plan për të shmangur përgjegjësinë pas sulmit të 7 tetorit

24 Dhjetor 2025, 11:03Bota TEMA
"Ishte i trembur" - Ish-zëdhënësi: Netanyahu më

Një ish-ndihmës i afërt i kryeministrit izraelit ka bërë një akuzë të fortë, duke thënë se menjëherë pas sulmit të Hamasit më 7 tetor 2023, Benjamin Netanyahu e ngarkoi atë të hartonte një plan për të shmangur përgjegjësinë për dështimin e sigurisë.

Deklarata u bë nga Eli Feldstein, ish-zëdhënës i Netanyahut, gjatë një interviste për televizionin publik izraelit Kan. Feldstein, i cili aktualisht përballet me gjyq për nxjerrje të informacionit të klasifikuar, tha se “detyrën e parë” që mori nga kryeministri ishte të ndalte thirrjet për llogaridhënie.

Sipas tij, Netanyahu dukej i “trembur” dhe kërkonte që fjala “përgjegjësi” të hiqej nga çdo deklaratë publike.

Kritikët e kanë akuzuar vazhdimisht Netanyahun se refuzon të marrë fajin për sulmin më vdekjeprurës në historinë e Izraelit. Por pak dihet për sjelljen e tij në ditët menjëherë pas sulmit, ndërsa kryeministri ka kundërshtuar vazhdimisht një hetim të pavarur shtetëror.

Sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 shkaktoi vrasjen e rreth 1 mijë e 200 personave në jug të Izraelit dhe marrjen peng të 251 të tjerëve. Pas kësaj, Izraeli nisi një ofensivë të gjerë në Gaza, ku sipas autoriteteve lokale janë vrarë gati 71 mijë palestinezë, gjysma e të cilëve ishin gra dhe fëmijë.

Siç shkruan Associated Press, zyra e Netanyahut e ka cilësuar intervistën si “një seri akuzash të rreme dhe të ricikluara” nga një person me “interesa personale”.

Feldstein është gjithashtu i përfshirë në skandalin e njohur si “Qatargate”, ku dyshohet se ka marrë para nga Katari ndërkohë që punonte për kryeministrin Netanyahu.

1 Komente

  1. V
    Vdekje Hamasit

    NJOFTIM I RENDESISHEM : vetem para pak kohesh, ne Kuvendin e Izraelit (Knesset) u miratua ligji qe lejon DENIMIN ME VDEKJE per terroristet, vrasesit dhe rrembyesit. Deri mes sot, Ligji Penal ne Izrael nuk e njihte denimin me vdekje! Prandaj te gjithe vrasesit dhe kriminelet nazi-islamiste te cilet ishin kapur gjate veprimeve te tyre terroriste gjate viteve, ishin dhe jane neper burgje, por asnjeri i denuar me vdekje (si rasti i funderrines se Hamasit, atij Sinuar-it). Prandaj terroristet merrnin pengje izraelite, gra e femije dhe pastaj kerkonin shkembim te tyre me te burgosur te denuar per krime! Shume nga terroristet e denuar me burg te perjetshem, jane liruar si shkembim per lirimin e grave dhe femijeve te marre peng nga Hamasi. Qe sot hyn ne fuqi denimi me vdekje dhe te gjithe terroristet qe i kane lare duar me gjak te pafajshem do denohen me vdekje! Kjo eshte nje fitore dhe nje shprese e madhe per paqen dhe lirine, jo vetem ne Izrael dhe ne Lindjen e Mesme, por ne gjithe boten, ku terrorizmi nazi-islamist eshte bere nje rrezik i dukshem!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje