Ju deshën 18 vjet për ta konceptuar, 10 për ta ndërtuar dhe 4 për ta testuar. Quhet Iron Beam, dhe do të zëvendësojë sistemin Iron Dome, i cili përgjatë këtyre viteve ka shpëtuar mijëra izraelitë nga raketat e Hamasit, Hezbollahut, Huthëve, Iranit dhe Irakut. Është një super lazer që ngjitet në qiell deri në 10 km dhe djeg çdo gjë që fluturon; predha, dronë apo raketa.
Benjamin Netananjahu ka kërkuar që të vërë në përdorim menjëherë mburojën e re të pathyeshme, por gjeneralët kanë vendosur si afat vitin e ardhshëm, me një premtim. Sistemi i ri do të çelë një tjetër epokë të luftës, teksa pritet një përshkallëzim edhe më i rrezikshëm me Iranin.
Republika Islamike ka paralajmëruar përgjigje të fortë pas sulmit izraelit në bazat ushtarake, dhe Izraeli është në gjendje maksimale alarmi. Në një deklaratë të fundit, lideri supreme Ajatollahu Ali Khameni tha se kundërpërgjigjja e tyre do te jete shkatërruese.
“Armiqtë, qofshin regjimi sionist, apo Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të marrin një përgjigje shkatërruese për atë që po i bëjnë Iranit, popullit tonë dhe frontit të rezistencës”.
Po ashtu gjenerali Hosein Salami tha se reagimi i tyre do të jetë i paimagjinueshëm. Të premten një këshilltar i Khameneit paralajmëroi se Teherani me gjasë do të rriste rrezen e raketave balistike dhe do të rishikonte doktrinën bërthamore. Mes tensioneve në rritje me rivalin historik Izraelin, vendi mund të heqë dorë nga angazhimi që zyrtarisht e pengon të prodhojë armë nukleare.
Duket qe bajlozi i zi eshte duke lajmeruar ardhjen. Sa e frikeshme! Ruajuni or njerez se dikush eshte i pathyeshem, por duhet edhe pak kohe, sepse nuk eshte kolauduar akoma. Bajlozi versioni 4.0 po mpref dhembet! Hemmm sa mjet i rrezikshem qe qenka. Po perse valle duhet lajmeruar bota qe ne jemi te pathyeshem. Duket qe miti i 'Kupoles se Hekurt' ka rene. Dhe tani duhet krijuar Kupola e Bajlozit te Zi! Me duket sikur po shkruaj nje artikull me titullin 'tiger prej letre'. Reminisence e bajlozit ver llapa! Me vjen te peshtire nga vetja, sepse historia perserit veten. Nga tigri prej letre tek kupoila e celikut dhe tek bajlozi i zi!
Ore kete e kuptuam, po ilacet pse nuk i merr?