Izraeli hap korridorin e shpëtimit: Largohuni drejt jugut të Gazës nga ora 10:00 deri në 13:00

15 Tetor 2023, 10:19Bota TEMA

Izraeli hap korridorin e shpëtimit: Largohuni drejt jugut të

Banorët e Gazës janë lajmëruar prej disa ditësh tashmë që të largohen nga qyteti dhe nga pjesa veriore e Rripit për t’iu shmangur sulmit të Izraelit.

Atyre u është kërkuar që të zhvendosen në jug të Wadi Gaza. Të dielën, korridori i shpëtimit për ta do të jetë mes orës 10.00 dhe 13.00 sipas orës lokale.


Gjatë kësaj fashe orare, Izraeli ka njoftuar se nuk do të godasë në itinerarin e paracaktuar në hartë për të arritur në jug të Wadi Gaza. Njoftimin e bëri mëngjesin e së dielës një zëdhënës i ushtrisë izraelite.


Ndërkohë, ushtria izraelite do të nisë sot zhvendosjen e banorëve nga qyteti i Sderot-it, i cili ndodhet shumë panë Rripit të Gazës dhe që u bë skenë e brutalitetit nga komandot e Hamasit.

“Kjo nuk është kohë për të qëndruar në qytet,” u shpreh Majori Allon Davidi.


Qyteti është shtëpia e 30 mijë banorëve të cilët do të kenë të drejtën që të qëndrojnë në vende më të sigurta të Izraelit, ndërsa shpenzimet do t’i mbulojë shteti.

Lini një Përgjigje