Blinken bisedë telefonike me homologun kinez, “ndihma” që i kërkoi Pekinit

14 Tetor 2023, 22:00Bota TEMA
Blinken bisedë telefonike me homologun kinez, “ndihma” që

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij kinez Wang Yi për të kërkuar ndihmën e Pekinit që konflikti Izrael-Hamas të mos shtrihet në vendet e tjera të Lindjes së Mesme.

Nga ana tjetër, Wang tha se Uashingtoni duhet “të luajë një rol konstruktiv dhe të përgjegjshëm”.

“Kur merren me çështje të nxehta ndërkombëtare, vendet kryesore duhet t’i përmbahen objektivitetit dhe drejtësisë, të ruajnë qetësinë dhe përmbajtjen dhe të marrin vendime në respektim të e ligjit ndërkombëtar,” tha Wang.

Ministri i Jashtëm kinez shtoi gjithashtu se Pekini ka bërë thirrje për një “takim ndërkombëtar të paqes” sa më shpejt të jetë e mundur.

Në deklaratat e saj Kina ka bërë thirrje për vetëpërmbajtje, por në asnjë moment nuk ka dënuar dhunën e militantëve të Hamasit.

Në vend të kësaj kërkojnë një armëpushim të menjëhershëm, duke dënuar “përdorimin pa dallim të forcës” dhe duke bërë thirrje për t’i dhënë fund “dënimit kolektiv të njerëzve në Gaza”.

1 Komente

  1. P
    Pirdhni se liroheni.

    Qeveria e Biden Pampersit eshte me e humbura ne politiken e jashtme, Sekrkari Blinken i kerkon ndihme Pekinit...... ker ata duan pershkallezimin e kesaj lufte dhe destabilitet ne bote ne menyre qe te pushtoj sa me lehte Taiwanin qe eshte pjese e saj

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje