“Ofensiva do jetë nga ajri, toka dhe deti” Izraeli njofton zyrtarisht sulmin në Gaza

14 Tetor 2023, 20:09Bota TEMA
“Ofensiva do jetë nga ajri, toka dhe deti” Izraeli njofton

Forcat Izraelite të Mbrojtjes lëshuan një deklaratë mbrëmjen e kësaj të shtune, duke thënë se forcat e tyre po përgatiten të zgjerojnë veprimet në terren, duke nisur operacionin në shkallë të gjerë në Gaza.

“IDF po përgatitet për një ofensivë gjithëpërfshirëse”, me ndihmën e qindra mijërave pjesëtarëve të personelit rezervë”, thekson deklarata.

Ofensiva do të përfshijë forcat ajrore, detare dhe tokësore.

“Pajisjet thelbësore luftarake janë dërguar tashmë” në vendet përkatëse, “batalione dhe ushtarë të IDF janë dislokuar strategjikisht në të gjithë vendin”, shtohet në deklaratë.

Gjithashtu IDF bën me dije se është marrë çdo masë për një aerenë të zgjeruar lftimi duke nënkuptuar futjen e këmbësorisë në Gaza.

“Me mbështetjen e një përpjekjeje të gjerë logjistike dhe qindra mijëra rezervistëve, forcat e IDF po përgatiten aktualisht të zbatojnë një gamë të gjerë planesh sulmuese operacionale, të cilat mund të përfshijnë sulme të kombinuara dhe të koordinuara nga ajri, deti dhe toka. Paralelisht, Forcat Tokësore të IDF dhe Drejtoria Teknologjike dhe Logjistikës (J4) po përgatitin forcat për një arenë të zgjeruar luftimi”, thuhet në deklaratë.

1 Komente

  1. g
    g

    Shtabi qe komandon keto sulme eshte ne aeroplan mbajtese Amerikane e dislokuar prane Gazes.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje