Irani kërkoi që Izraeli të ndalojë sulmet e tij në Gaza, duke paralajmëruar se lufta mund të zgjerohet në pjesë të tjera të Lindjes së Mesme, nëse Hezbollahu i bashkohet betejës, duke shtuar se Izraeli mund të pësojë “një tërmet të madh”.
Ministri i Jashtëm iranian, Hossein Amir-Abdollahian, u tha gazetarëve në Beirut se grupi i Hezbollahut të Libanit ka marrë në konsideratë të gjithë skenarët e një lufte dhe Izraeli duhet të ndalojë menjëherë sulmet e tij në Gaza.
Amir-Abdollahian shtoi se u takua me liderin e Hezbollahut, Sayyed Hassan Nasrallah.
“Unë di për skenarët që Hezbollahu ka vendosur. Çdo hap që do të ndërmarrë rezistenca [Hezbollahu] do të shkaktojë një tërmet të madh në entitetin sionist”, tha ai.
“Dua të paralajmëroj kriminelët e luftës dhe ata që e mbështesin këtë entitet para se të jetë tepër vonë për të ndalur krimet kundër civilëve në Gaza, sepse mund të jetë tepër vonë për disa orë.”
NQS ka nje Vend ne Linjen e Mesme qe po i krijon gjithe te keqijat atje,eshte Irani.Te gjitha grupet Terroriste armatosen dhe sterviten nga Irani.Hamas,Hesbollah dhe dhjetra te tjere jane te gjithe te kidhura me Iranin.Problemi eshte a do jua fusi Izraeli kesaj here juve,Truni i Krimit.Shpresoj te jete e verteta kesaj here.
O shoku qe ben pjese ne nje shtet terrorist si Irani qe mbeshtet grupet terroriste kete paralajmerim t'a kishe bere per kriminelet e Hamasit, sot je shume shume vone, krimet e terroristeve do te shpaguhen me asgjesimin e tyre dhe kush i mbron.