Vritet komandanti i Hamasit që udhëhoqi sulmin në jug të Izraelit

14 Tetor 2023, 12:19Bota TEMA

Vritet komandanti i Hamasit që udhëhoqi sulmin në jug të

Forcat ajrore të Izraelit kanë njoftuar se kanë vrarë Ali Qadhin, komandantin e Hamasit që udhëhoqi sulmin ndërkufitar ndaj vendbanimeve izraelite të shtunën e kaluar.


Ushtria izraelite tha se Ali Qadhi u vra në një sulm me dron pas përpjekjeve të inteligjencës nga agjencia e sigurisë Shin Bet dhe Drejtoria e Inteligjencës Ushtarake.


Ndërkohë, Izraeli ka paralajmëruar 1.1 milionë palestinezë që jetojnë në veri të Gazës të evakuohen nga jugu dhe deri më tani mijëra persona janë larguar me automjete ose në këmbë. Kjo deklaratë, për shefin e OKB-së António Guterres është jashtëzakonisht e rrezikshme dhe për rrjedhojë kërkoi një qasje më humanitare.


Sa i përket viktimave, ministria palestineze e Shëndetësisë tha se numri i të vdekurve pas sulmeve hakmarrëse nga Izraeli kishte arritur në 2,215, me 8,700 të plagosur. Ndërkohë, Izraeli tha se më shumë se 1,300 njerëz u vranë fundjavën e kaluar në sulmin e Hamasit ndaj civilëve dhe ushtarëve.

2 Komente

  1. e
    erdomuti

    NE HALE DO SHKOJNE TE GJITHE ALIRAT.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Drini

      Ne hale i vafte shpirti, bythperpjetit.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje