Përgatitje për luftë me Rusinë dhe Kinën njëkohësisht

14 Tetor 2023, 18:01Bota TEMA
Përgatitje për luftë me Rusinë dhe Kinën

Shtetet e Bashkuara duhet të modernizojnë edhe më tej ushtrinë, duke rritur kapacitetin konvencional dhe bërthamor, në mënyrë që t’i bëjnë ballë sfidave që paraqesin Kina dhe Rusia. Një panel bipartizan demokratësh dhe republikanësh në Kongresin Amerikan doli në këtë konkluzion pasi shqyrtoi për një vit me radhë kapacitetin ushtarak të Amerikës.

raport, Komisioni i Kongresit për Qëndrimin Strategjik të Shteteve të Bashkuara e përshkruan mjedisin aktual global si thelbësisht të ndryshëm nga çdo gjë e përjetuar në të kaluarën, madje edhe në ditët më të errëta të Luftës së Ftohtë”.

Sot, Shtetet e Bashkuara rrezikojnë të kenë jo një, por dy kundërshtarë bërthamorë, secili me ambicie për të ndryshuar status quo-në ndërkombëtare, me forcë, nëse është e nevojshme: një situatë që Shtetet e Bashkuara nuk e kishin parashikuar dhe për të cilën nuk janë përgatitur”, shkruajnë kryetarja e komisionit Madelyn Creedon dhe nënkryetari Jon Kyl në hyrjen e raportit.

Komisioni shtoi se ndërsa rreziku i një konflikti të madh bërthamor mbeti i ulët, “rreziku i konfliktit ushtarak me njërën ose të dyja, Rusinë dhe Kinën, megjithëse nuk është i pashmangshëm, është rritur, dhe bashkë me të rreziku i përdorimit të potencialit bërthamor, ndoshta edhe kundër tokës amerikane”.

Në raport thuhet se Rusia dhe Kina kanë bërë përparim në mbrojtjen ajrore dhe raketore dhe ka dakordësi me parashikimet e Pentagonit, sipas të cilit Kina ka gjasa të ketë 1500 koka bërthamore deri në vitin 2035.

Komisioni rekomandon që Uashingtoni të ekzekutojë "plotësisht dhe urgjentisht" programin e modernizimit të armëve bërthamore që filloi në 2010 dhe pritet të zgjasë 30 vjet, të dislokojë armë bërthamore taktike në Azi dhe Evropë, të prodhojë më shumë bombardues stealth B-21 dhe nëndetëse bërthamore të klasit Columbia dhe të vërë në përdorim teknologjinë në zhvillim si hipersonikët dhe inteligjencën artificiale.

7 Komente

  1. A
    Alan Wats

    Me pak fjalë të paguajnë populli Lobin ushtarak me taksat e tij perjetësisht nje luftë imagjinare

    Përgjigjjuni
    1. A
      Alan Watts

      Me pak fjalë të paguajnë lobin ushtarak me taksat e popullit amerikan per nje luftë imagjinare me Kinën dhe Rusinë

      Përgjigjjuni
      1. 1
        1001

        Jo lufte imagjinare , por pregatitje dhe parashikim per te qene gjithmone i pari , i forti , dhe parapregatituri ……per disa si puna jote qe flen gjum gjithe diten dhe shikojne endera u duket cdo gje imagjinare , kjo vjen si pasoje e ngatereses se enderave me realitetit ……

        Përgjigjjuni
      2. K
        Kujtim

        Përgatitja për luftë do t'a shkatërrojë jo vetëm ekonominë amerikane që prodhon armë dhe i shet për t'i përdorur të tjerët( që nga WWII e këtej), prandaj i duhen luftrat që nxit; por kur të prodhojë armë që do përdorë vetë ndryshon hesapi- por gjithashtu do shkatërrojë demokracinë ( është më e leverdisshme udhëheqja diktatoriale në luftë) dhe jetën në Amerikë . Amerikanët janë luftëtarë me letër higjenike me vete,dhe në tokë të rruajnë bythën për të luftuar ( e treguan në Vietnam dikur dhe në Afganistan së fundi)! Sido që të vijë puna , humbësi më i madh do jetë Europa.

        Përgjigjjuni
        1. A
          Artan

          Ti do jesh ndonje putane e Putanes,qe flet keshtu per amerikanet qe i dhane lirine gjysmes se kombit tend.

          Përgjigjjuni
        2. P
          Patriot

          Tani po e kuptoni ju se per cfare I duan emigrantet keto. Ju kujtoni se po i dhimbesen ato. I duan per taksat. Sa me shume emigrante aq me shume taksa ne buxhete, me shume leke per armatimet. Kina dhe Rusia qe nuk kane emigrante ja narrin me dhune popullit. Cdo lufte eshte rrenim ekonomike.

          Përgjigjjuni
          1. U
            Ujrat e qeta

            Edhe thonë që ishte Enver Hoxha paranojak, në luftë me armiq imagjinarë! Amerika luftën e ll Botërore e fitoi mbi kurrizin e BS. Nëse kësaj rradhe luftën me Rusinë dhe Kinën, mendon se mund t'a fitojë mbi kurrizin e Anglisë, do të dhitet së qeshuri historia .

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje