Izraeli: Kemi eliminuar shumicën e sistemeve të lëshimit të raketave të Iranit

19 Qershor 2025, 16:00Bota TEMA
Izraeli: Kemi eliminuar shumicën e sistemeve të lëshimit të

Izraeli ka eliminuar shumicën e sistemeve të lëshimit të raketave të Teheranit, tha një zyrtar ushtarak.

Sipas zyrtarit, Izraeli vlerëson se ka goditur dy të tretat e lançuesve të raketave të Iranit, shkruajnë mediat e huaja. Por u tha se Irani ka ende më shumë se 100 lëshues raketash të mbetura.

Paraditen e sotme, forcat ajrore të Izraelit thanë se kishin kryer sulme ndaj "infrastrukturës dhe lançuesve të raketave tokë-tokë" në Iranin perëndimor.

Kujtojmë se prej ditësh, Irani dhe Izraeli janë përfshirë në një konflikt të hapur, duke sulmuar me raketa, dronë dhe avionë njëri-tjetrin.

Megjithë deklaratat e faktorit ndërkombëtar për qetësimin e tensioneve dhe uljen në tryezën e bisedimeve, duket se paqja mes dy vendeve është ende larg. 

Lini një Përgjigje