Izraeli ka vendosur të revokojë licencat e 37 organizatave humanitare që veprojnë në Rripin e Gazës dhe në Bregun Perëndimor të pushtuar, duke deklaruar se ato nuk kanë përmbushur kriteret e reja të regjistrimit të vendosura nga autoritetet izraelite.
Mes organizatave që do të pezullohen nga 1 janari dhe që do të detyrohen të ndërpresin aktivitetin brenda 60 ditësh, përfshihen edhe emra të njohur ndërkombëtarë si ActionAid, International Rescue Committee dhe Norwegian Refugee Council.
Sipas Ministrisë izraelite për Çështjet e Diasporës, e cila është përgjegjëse për regjistrimin e OJQ-ve, organizatat nuk kanë dorëzuar “të dhëna të plota dhe të verifikueshme” mbi stafin e tyre, çka sipas Izraelit është thelbësore për të parandaluar “infiltrimin e elementëve terroristë në strukturat humanitare”.
Vendimi ka shkaktuar reagime të forta ndërkombëtare. Ministrat e Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, Francës, Kanadasë, Danimarkës, Finlandës, Islandës, Japonisë, Norvegjisë, Suedisë dhe Zvicrës e cilësuan këtë masë si “kufizuese” dhe “të papranueshme”.
Në një deklaratë të përbashkët, ata paralajmëruan se mbyllja e detyruar e organizatave humanitare do të ketë “ndikim të rëndë në aksesin ndaj shërbimeve thelbësore, përfshirë kujdesin shëndetësor”, duke theksuar se situata humanitare në Gaza mbetet “katastrofike”.
Autoritetet izraelite kanë këmbëngulur se vendimi nuk do të ndikojë në rrjedhën e ndihmës humanitare drejt Gazës, duke argumentuar se ndihmat vazhdojnë të kalojnë përmes “kanaleve të miratuara dhe të verifikuara”, përfshirë agjencitë e OKB-së dhe partnerët bilateralë.
Ndërkohë, COGAT – struktura ushtarake izraelite që kontrollon pikat e kalimit drejt Gazës – deklaroi se organizatat që do të pezullohen “nuk kanë sjellë ndihma në Gaza gjatë armëpushimit aktual” dhe se kontributi i tyre i mëparshëm ka përbërë vetëm rreth 1% të ndihmës totale.
Sipas Izraelit, më pak se 15% e organizatave humanitare aktive në Gaza janë gjetur në shkelje të kuadrit të ri rregullator. Ky kuadër parashikon refuzimin e licencës në raste si:
mohimi i ekzistencës së Izraelit si shtet hebre dhe demokratik;
mohimi i Holokaustit ose i sulmeve të 7 tetorit 2023;
mbështetja e rezistencës së armatosur kundër Izraelit;
promovimi i fushatave për delegjitimimin ose bojkotin e Izraelit;
mbështetja e ndjekjes penale të forcave izraelite në gjykata ndërkombëtare.
Nga ana tjetër, Humanitarian Country Team në Territoret e Pushtuara Palestineze – që përfshin OKB-në dhe mbi 200 organizata lokale e ndërkombëtare – ka paralajmëruar se sistemi i ri i regjistrimit “rrezikon në mënyrë themelore” operacionet humanitare në Gaza dhe Bregun Perëndimor.
Sipas këtij forumi, kriteret janë “të paqarta, arbitrare dhe të politizuara”, duke e bërë të pamundur për organizatat humanitare të veprojnë pa cenuar parimet themelore dhe detyrimet ndërkombëtare.
Territore te pushtuara palestineze, jane ato te pushtuara nga kolonizatoret arabe : Gaza, Zona A ne Judea-Samaria dhe shteti fallco i Jordanise! Clirimi i tyre eshte domosdoshmeri historike!
"Ndihma humanitare", si ndihma ndaj Gjermanise Naziste! Izraeli eshte pale nderluftuese, nuk eshte Organizate Bamirese qe shperndan corape leshi! Izraeli i ka ndermarre masat qe varen prej tij, qe kamionet e pafund te ndihmave te futen ne Gaza. Ka percaktuar edhe pikat ku do shperndahen ndihmat per civilet, duke i ruajtur ato vende, ne menyre qe te mos nderhyje Hamas dhe te vjedhe ndihmat. Kaq! Nuk mund te beje me shume, Izraeli eshte ne lufte me ata qe marrin ndihmat, e kuptoni? Se keta Gazanet te gjithe njesoj jane, vetem se ca gazane kane arme e quhen Hamas, e ca gazane nuk kane arme, e quhen civile! Pastaj edhe ndihmat ne shumice vidhen nga Hamas-i, sepse ata kane arme dhe trembin, madje vrasin popullsine qe shkon per ti marre ndihmat. Ndimat qe vjedhin, natyrisht nuk i mbajne te gjitha per tu ushqyer, Hamasiste i shesin ne treg te zi, me cmime te fryra dhe keshtu me parate e fituara mbajne me pagesa militantet terroriste te tyre anetaret e Hamasit, pra ate "shtetin" qe kane krijuar ne Gaza. Sidoqofte nuk ka ndodhur kurre ne histori qe ti kerkohet nje pale ti jape buke armikut!!! I kerkohet Izraelit ti jape buke Hamas-it dhe perkrahesve te tyre, e cuditshme apo jo? Perse nuk i kerkohet Hamasit te dorezojne armet dhe te lirojne pengjet, kjo eshte me e logjikshme! I kerkohet Izraelit te beje dicka qe se ka bere askush ne historine e njerezimit : jepi buke armikut tend, atij qe te vret, te djeg, te rremben, te perdhunon dhe te ben edhe shantazh me pengjet. Ja te bejme nje analogji sikur eshte Lufta e Dyte Boterore. Te gjithe e dime se Gjermania naziste sulmoi Britanine. Por vjen nje cast qe Britania fillon kundersulmin ndaj Gjermanine naziste dhe forcat britanike futen thelle ne Gjermani. Ne ato dite te veshtira per popullin gjerman, Kancelari i Gjermanise, vendet aleate te saj, te gjithe nazistet neper bote, i bejne thirrje Britanise qe te sjelle ca "ndihma humanitare" per popullin gjerman, qe po vuan nga gjenocidi britanik. Madje po te ishte e mundur, ne sanduicet e ndihmave humanitare, te kete edhe pak majoneze, se nuk shtyhet fare sanduici. Kjo eshte nje kerkese fare normale dhe britaniket e priten me gezim te madh. Nderkohe ne Gjermani u vrane 2 milione civile gjate kundermesymjes britanike! Mendojeni kete, perpunojeni pak ne tru dhe pastaj do kuptoni karagjozllekun e "ndihmave humanitare" ne Gaza!