Edhe ditët e fundit të këtij viti, presidenti rus Vladimir Putin nuk i ka kursyer sulmet në Ukrainë.
Këtë herë, në shënjestër ishte rajoni i Odesës. Ndërsa presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, është shprehur i gatshëm të takohet me kreun e Kremlinit për bisedimet e paqes.
Rusia ka sulmuar rajonin e Odesës, duke goditur ndërtesa banimi. Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës ka publikuar pamjet ku shfaqen ndërtesa në flakë dhe të shkatërruara si pasojë e sulmeve me dronë rusë.
Guvernatori rajonal i Odesës, Oleh Kiper, tha se zjarrfikësit punuan gjatë gjithë natës për të shuar zjarret, ndërsa disa banorë u strehuan në tenda emergjence. Sipas autoriteteve rajonale, katër persona u plagosën, përfshirë një foshnjë 7-muajshe.
Odesa është shënjestruar vazhdimisht nga raketat dhe dronët rusë gjatë gati 4 viteve të luftës, me sulme që shpesh godasin infrastrukturën e energjisë, transportit dhe portit, si dhe zonat e banuara.
Ndërkohë, Kievi është në diskutime me presidentin amerikan, Donald Trump, për praninë e mundshme të trupave amerikane në Ukrainë si pjesë e garancive të sigurisë.
Zelensky ka deklaruar se Ukraina është e përkushtuar të vazhdojë bisedimet për të dhënë fund luftës. Ai gjithashtu shprehu gatishmërinë që të takohet me presidentin rus, Vladimir Putin.
Rusia eshte e urtë vetëm kur falimenton si në 1990 dhe nuk ka bukë dhe wodtka. Shtet kriminelësh dhe oligarkësh që zhvasin dhe shtypin popullin e vet.
keshtu perfundove edhe ti ne 90 o peder i vogel.harrove kur u dogjen te gjalle 42 shqiptare ne fushe arrez kur kryeministri bufi nxorri lajmin se shqiperia. ka vetem 3 dite buke.je nje super hipokrit .merre nje pasqyre te madhe dhe shikoje veten tende para se te flasesh per te tjeret.
O bqir, kishim të njëjtin sistem dhe përfunduam për lesh, sot ne e kemi ndërruar, kështu që rusi do shkojë dhe njëherë atje ku ishte. Në pidh të satëme.
Lufta duhet te ndodhe ne front ku ndodhen armet dhe ushtria dhe jo te shkaterosh nji apartament nuk fiton asgje dhe kjo eshte qe lufta zgjat gati 4 vite dhe pa nji rezulltat ,Ruset e duan Donbasin por nuk munden ta marin te gjith teritorin nen kontrol turp per nji superfuqi dhe nese arihet nji mareveshje dote kthehen me duar bosh me 1 miljon viktima dhe dote thuan pse luftuam vetem per te humbur dhe me gjith ata shpenzime si dote ja shesi popullit kete.
O Igor pse i futesh problemeve te tilla kur nuk ke as minimumin e njohurive per te kuptuar esencen jo vetem pse filloi kjo lufe por edhe zhvillimet e saj.Merru me nje pune tjeter,ka plotë zanate ne kete bote.