Paqja në Ukrainë në ‘fije të perit’, ja cilat janë pikat e nxehta të planit të Trump

31 Dhjetor 2025, 07:30Bota TEMA
Paqja në Ukrainë në ‘fije të perit’, ja cilat

Pas gati katër vitesh luftë rraskapitëse, bota duket më pranë se kurrë një marrëveshjeje paqeje mes Rusisë dhe Ukrainës, por detajet e “djallit” fshihen në dy çështje kritike që kërcënojnë të prishin gjithçka.

Presidenti amerikan Donald Trump, arkitekti i planit 20-pikësh të paqes, ka pranuar se kanë mbetur “një ose dy çështje shumë të mprehta dhe të vështira”. Edhe pse Kremlini flet për negociata në “fazën përfundimtare”, hendeku mes palëve mbetet i thellë.

Pika më e nxehtë është fati i Donbasit industrial. Vladimir Putin nuk heq dorë nga kërkesa maksimaliste për të kontrolluar të gjithë rajonin e Donetskut dhe Luhanskut, përfshirë qytetet kyçe si Sloviansk dhe Kramatorsk që ende kontrollohen nga Ukraina.

“Nuk mund të tërhiqemi thjesht, është jashtë ligjit tonë. Njerëzit jetojnë atje, 300,000 njerëz… Nuk mund t’i humbasim ata njerëz,”, deklaroi Zelensky, duke refuzuar dorëzimin e këtyre qyteteve.

Propozimi i kompromisit nga Kievi është krijimi i një zone të demilitarizuar ose të lirë ekonomike, e mbikëqyrur nga forca ndërkombëtare, por Moska, e cila po avancon ushtarakisht, duket pak e prirur ta pranojë.

Centrali bërthamor i Zaporizhzhias

Çështja e dytë madhore është centrali më i madh bërthamor i Evropës, i pushtuar nga Rusia që prej vitit 2022.

Propozimi amerikan është që SHBA të menaxhojë centralin si një ndërmarrje e përbashkët me Rusinë dhe Ukrainën.

Ndërsa qëndrimi ukrainas është menaxhim 50-50 me SHBA-në (duke nënkuptuar që SHBA vendos për pjesën e Rusisë).

Qëndrimi rus është që Rosatom (Rusia) është i vetmi entitet që mund ta drejtojë dhe garantojë sigurinë.

Përtej hartave dhe territoreve, problemi themelor është psikologjik. Zelensky ishte i prerë pas sugjerimit të Trump se Putin dëshiron suksesin e Ukrainës: “Nuk u besoj rusëve dhe nuk i besoj Putinit.”

Tensionet u rritën edhe më tej pas akuzave të ndërsjella për një sulm të dyshuar me dron ndaj një rezidence të Putinit, të cilin Kievi e mohon kategorikisht.

Zelensky këmbëngul se çdo marrëveshje që prek territorin duhet të miratohet përmes një referendumi popullor, i cili kërkon një armëpushim 60-ditor për t’u organizuar. Kremlini e refuzon këtë ide, duke e parë armëpushimin e përkohshëm si një mundësi për riarmatosjen e Ukrainës.

Me këto divergjenca madhore, takimi i 6 janarit në Francë pritet të jetë vendimtar: ose do të vulosë paqen, ose do të tregojë se lufta është ende larg fundit.

4 Komente

  1. I
    Igor

    E vetmja qe e ndalon luften eshte leni te luftojne derisa njeri te humbas dhe te kapitulloj,ose perendimi ti nderpret te gjitha ndihmat e armeve edhe keshtu ndalohet lufta ,Amerika nuk ka interes ta ndalojn luften ata duan vetem te shesin arme edhe Zelenski nuk mund ta ndaloj tani ka mbetur vetem coptimi i Ukraines qe mundet te ndodhe dhe faji mbetet tek perendimi qe refuzuan mareveshjen e Minskut2 2015 .

    Përgjigjjuni
    1. g
      ganiu

      O i ziu ti, mban mbi supe një kërcu, në vend që ta përdorësh për tu ngrohur.

      Përgjigjjuni
    2. J
      JD

      O trapista, akoma nuk u bene 24 ore?! Sa eshte 24 oreshi i ketij llukanikut me portokall qe tha per 24 ore pushoj luften?! Ku ju shkerdhehet motra akoma o trapista?! Besojeni ju shofte raca, besojeni.

      Përgjigjjuni
      1. g
        ganiu

        Budallai ka besimin, i mençuri ka logjikë.

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje