Edhe pse në shtetin e Floridas është e vështirë që persona të dënuar nga gjykata të rifitojnë të drejtën e votimit, ish-Presidenti Donald Trump nuk do të hasë asnjë pengesë për të votuar sot.
Më herët gjatë këtij viti, Trump u shpall fajtor në lidhje me 34 akuza nga një gjykatë në Manhatan, përfshi këtu falsifikim të deklarimeve financiare të bizneseve të tij lidhur me disa pagesa të bëra ndaj aktores së filmave për të rritur, Stormy Daniels, para zgjedhjeve të vitit 2016.
Donald Trump, ish-presidenti i parë amerikan me një dënim penal, pritet të marrë masën e dënimit në 26 nëntor.
Por, sipas ligjit në Florida, autoritetet zgjedhore janë të detyruara të ndjekin ligjet zgjedhore të shtetit ku personi është dënuar, nëse ai është shpallur fajtor nga një gjykatë jashtë Floridas.
Kjo do të thotë se Donald Trump do të përfitojë nga një ligj i vitit 2021 i shtetit të Nju Jorkut, i cili iu lejon personave të dënuar penalisht të votojnë për sa kohë nuk janë duke vuajtur dënimin ditën e votimit.
Ndërkaq, për shtetasit e tjerë e tjerë të Floridas, rregullat janë më të ndërlikuara. Një iniciativë ligjore e vitit 2018 për t’iu rikthyer të drejtat e votimit personave që e kanë plotësuar dënimin u rrëzua nga ligjvënësit republikanë. Ata kërkuan që të gjitha gjobat dhe tarifat e lidhura me dënimin të paguhen paraprakisht, gjë që e ndërlikon procesin, pasi nuk ekziston një system qëndror për ndjekjen e këtyre tarifave dhe gjobave të papaguara.
Nuk jam simpatizant i TRUMP por me cfare shoh e degjoj , nqs zgjedhjet do te jene me te vertete te drejta Ai fiton thellesisht ndaj Kamalas.. SORRY....
Ne Shqiperi votojne edhe vrasesit...