Në zgjedhjet presidenciale amerikane, qytetarët nuk votojnë direkt për kandidatët presidencialë, por për anëtarët e Kolegjit Elektoral të caktuar nga partitë e secilit kandidat. Emrat në fletën e votimit, si Donald Trump dhe Kamala Harris, përfaqësojnë pikërisht këta anëtarë të Kolegjit Elektoral, të cilët kanë premtuar se do të mbështesin kandidatin e partisë së tyre.
Kolegji Elektoral përbëhet nga 538 anëtarë, ku secili shtet përfaqësohet nga numri i vet i kongresmenëve dhe tri anëtarë për Distriktin e Kolumbias. Për të fituar zgjedhjet, kandidati presidencial duhet të sigurojë të paktën 270 vota elektorale.
Në shumicën e shteteve, vetëm anëtarët e Kolegjit që përfaqësojnë kandidatin që fiton votën popullore të shtetit kanë të drejtë të çojnë votën e tyre në Kongres. Procesi përfundon më 6 janar, kur Kongresi certifikon rezultatin. Në rast balotazhi, Dhoma e Përfaqësuesve zgjedh presidentin, ndërsa Senati zgjedh zëvendëspresidentin.
Lini një Përgjigje