JD Vance për çështjen Rusi-Ukrainë: Nuk mendoj se duhet ta mbajmë ne barrën, Trump pret që Evropa të luajë rolin kryesor këtu

21 Gusht 2025, 10:42Bota TEMA
JD Vance për çështjen Rusi-Ukrainë: Nuk mendoj se duhet ta

Zv.presidenti amerikan JD Vance thotë se vendet evropiane do të duhet të paguajnë “pjesën e luanit” të kostove për garancitë e sigurisë së Ukrainës.

Garancitë e sigurisë i referohen angazhimeve të aleatëve ukrainas, për ta mbrojtur atë në rast se Rusia nis një pushtim tjetër pasi të arrihet paqja.

Është një nga prioritetet kryesore të Ukrainës në çdo marrëveshje dhe mbështetja e SHBA-së do të siguronte frenimin më të madh, por Donald Trump dëshiron t’ia kalojë përgjegjësinë Evropës.

“Nuk mendoj se duhet ta mbajmë barrën këtu”, tha Vance për Fox News.
“Presidenti sigurisht pret që Evropa të luajë rolin kryesor këtu. Pavarësisht se çfarë forme merr kjo, evropianët do të duhet të marrin pjesën e luanit të barrës ( pjesën më të madhe)”, shtoi ai.

“Është kontinenti i tyre, është siguria e tyre dhe presidenti ka qenë shumë i qartë – ata do të duhet të ndërhyjnë këtu”, tha ndër tjera JD Vance.

Trump ka thënë se nuk do të vendosë trupa amerikane në tokë, por mund të ofrojë mbështetje ajrore.

Vendet evropiane kanë formuar një “koalicion të të gatshmëve”, që do të angazhojë forca për të garantuar sigurinë e Ukrainës.

Bloomberg raportoi se 10 vende ishin të gatshme të angazhonin trupa, duke cituar burime diplomatike evropiane.

4 Komente

  1. M
    Muci Xhepa, diplomat karriere dhe prozator

    Po kini te drejte sepse Europa e filloi luften dhe tashti keto duhet ta mbajne, keshtu eshte kur je vasal, ne kohen e parkinssonit mblidheshin te gjithe se cfare duhet te bejme qe ta ndihmojme Ukrainen te fitoje luften, tashti erdhi zeusi qe shume qarte e tha une nuk e kam filluar luften dhe skam asnje pergjegjesi morale per ate qe filluat ju me Biden, jeni ju qe duhet te perballoni shpenzimet dhe ti blini armet, ekuacion shume i tjeshte

    Përgjigjjuni
    1. G
      Gas Turdhiu, dhipllomat nobel shqipetare ne evrop

      Po koleg i nderuar, kini mese te drejte, edhe un baçkohem me qasjen tuaj. Liderrat evropjan tashti te vetofrohen si porta potty (wc portative, si haletë qe ne tironcit kishim jasht ne oborr) per zeusin e math Trump. Me konsideraten me te lart, Gas Turdhiu, dhipllomat karjere i klasit nobel, nder me te shquarit e Shqiperise ne shekullin e shkuar.

      Përgjigjjuni
    2. K
      Kujtese per Muc diplomatin

      Ky Vance eshte nja nga ata qe e kane share me shume Presidentin gjigant Trump, apo jo o Muc diplomati?

      Përgjigjjuni
      1. a
        anti25642654censurë

        foli dhe batakçiu ose hilli billi!!dhe sahati i prishur i bie në të ndonjëherë!!por ky i bën mutin çdo herë edhe kur "tregon orën e duhur"!!

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje