Joe Biden: Izraeli po humbet mbështetjen ndërkombëtare me bombardimet pa dallim në Gaza

12 Dhjetor 2023, 20:11Bota TEMA
Joe Biden: Izraeli po humbet mbështetjen ndërkombëtare me

Presidenti amerikan, Joe Biden i dërgoi një mesazh kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu për taktikat që ai po ndjek me bombardimet në Rripin e Gazës. Presidenti amerikan theksoi se Izraeli “po fillon të humbasë mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare” me bombardimet që kanë vrarë mijëra palestinezë.

“Ata kanë filluar ta humbin atë mbështetje,” tha Biden në një mbledhje fondesh për fushatën në Uashington. Biden shtoi se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu duhet të ndryshojë qeverinë e tij të linjës së ashpër. “Ai është një mik i mirë, por unë mendoj se ai duhet të ndryshojë,” tha kreu i Shteteve të Bashkuara.

Presidenti amerikan theksoi gjithashtu se kryeministri izraelit nuk mund t’i thotë “jo” një shteti palestinez në të ardhmen.

Ndërkohë, Netanyahu më parë tha se Izraeli dhe aleatët e tij nuk bien dakord se kush duhet të marrë kontrollin e Gazës pasi të përfundojë lufta. “Gaza nuk do të jetë as ‘Hamastan’ as ‘Fatah-stan’. Dua të sqaroj qëndrimin tim: Nuk do ta lejoj Izraelin të përsërisë gabimin e Oslos”, tha kryeministri izraelit.

3 Komente

  1. V
    Veri gishtin kokes

    Po ti , mos jeton ne planet tjeter qe nuk e kupton se me mbeshtetjen pa rezerva te Izraelit , SHBA po demtojne rende peshen e SHBA - ve si lideri me i fuqishem nderkombetar , respektin dhe autoritetin e tyre ne bote ?! Se cfar autoriteti gezon sot ne bote SHBA- ja tregon fakti qe shumica e vendeve te botes nuk iu mbeshtesin as edhe per njohjen e veprimit tuaj me te drejte qe kini bere per krijimin e shtetit te Kosoves . Edhe pse e dini qe kredibiliteti i SHBA-ve bie per cdo dite , mbyllni syte per temos e pare .

    Përgjigjjuni
    1. P
      P S E ?

      Ju te SHBA nuk beni dot politike te mencur e te holle se iu pengon megalomania , tjeter thoni dhe tjeter beni ne realitet, dhe po humbisni kredibilitet nderkombetar edhe me teper se Izraeli !

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bide pampers

        Prandaj o Bide pampersi po nxitoni ti jepni miliardat e ndihmave sepse po humbet"mbeshtetjen" ??!! E po ç'na ka gjet me te pa skrupullt nuk gjen ne bote ,luajne teater "amatoresh" dhe publiku qe e kupton maskaraden vazhdon dhe e duartroket ...biles kerkon te vazhdoj seriali " Une tall babolet me ju ...se babole jeni te tere ju "

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje