Zelensky në SHBA: Rusia s’do të mjaftohet me Ukrainën

12 Dhjetor 2023, 16:40Bota TEMA
Zelensky në SHBA: Rusia s’do të mjaftohet me Ukrainën

“S’do të kënaqet vetëm më një pjesë të Ukrainës e as të gjithën. Jemi vetëm një trampolinë për Rusinë.” Kështu u shpreh  presidenti ukrainas Volodimir Zelenski, në udhëtimin e tij të tretë në SHBA që prej fillimit të luftës, ku synon të bindë Kongresin të miratojë një paketë shtesë për sigurinë kombëtare, që parashikon 60 miliardë dollarë ndihma të tjera për Ukrainën.

“Ky është momenti për të vepruar pasi e dimë çfarë ndodh. Putin do shpëtojë pa u ndëshkuar.”

Shumë republikanë po kushtëzojnë dritën jeshile ndaj paketës me lëshime të mëdha për të frenuar fluksin e emigrantëve në kufirin jugor të SHBA. Por sipas zëra në Capitol Hill, ka pak gjasë që një marrëveshje të arrihet para se senatorët të nisin pushimet e fundvitit.

Teksa ju drejtua audiencës në universitetin e mbrojtjes kombëtare në krah të shefit të pentagonit Lloyd Austin, zelenski tha se shpresonte që të mos e humbisnin mbështetjen e SHBA.

“E gjithë bota po na vëzhgon, për të mësuar fatin me të cilin do të mund të përballen vendet që duan të jetojnë të lira. Ukraina nuk është dorëzuar. Ne e dimë se carë do të bëjmë dhe shpresojmë të mbështetemi tek ju.”

Më herët presidenti ukrainas u takua me shefen e FMN, Kristalina Georgieva teksa bordi ekzekutiv i fondit, miratoi disbursimin e 900 milion dollarëve si pjesë e programit kreditor prej 15.6miliardë dollarësh për shtetin në luftë. Sakaq Moska u shpreh se do të ndjekë me shumë vëmendje takimin mes Zelenskit dhe Biden, që pritet të zhvillohet më vonë gjatë ditës.

1 Komente

  1. P
    Pirdhni se liroheni.

    Zhele nuk te beson me njeri dhe mos perhap panik. Rusia ka vetem pune me ruset qe jetojne ne Ukraine te cilat dhunoheshin dhe keqtrajtoheshin nga grupet naziste me mbrojtje nga qeveri juaj me ty ne krye. E dime qe e ben mire rolin e lolo-s por je bere akoma me shume kar-agjz.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje