Një fluturim i Vueling Airlines që nisej nga Valencia u vu në qendër të vëmendjes pasi ekuipazhi zbriti në tokë rreth 50 fëmijë hebrenj francezë dhe drejtorin e kampit të tyre veror.
Mediat izraelite raportojnë se fëmijët e moshës 10-15 vjeç po këndonin këngë hebraike në bordin e avionit, kur ekuipazhi i urdhëroi të ndalonin. Kujdestari i grupit, një i ri 21-vjeçar, mori të njëjtën kërkesë nga ekuipazhi, por fëmijët nuk e ndaluan këngën, gjë që detyroi autoritetet ta arrestonin, ndërsa fëmijët u zbritën nga avioni, i cili po priste të ngrihej.
Zyrtarët izraelitë reaguan menjëherë për incidentin, duke hedhur akuza për antisemitizëm.
Ministri i Çështjeve të Diasporës dhe Luftës Kundër Antisemitizmit të Izraelit, Amichai Chikli, foli për një "incident serioz antisemit" dhe i kërkoi linjës ajrore spanjolle të mbajë përgjegjësi. Pamjet e zbritjes së fëmijëve nga avioni u përhapën shpejt në mediat sociale, duke sjellë reagime në komunitetet hebraike në Evropë dhe më gjerë.
Vetë kompania, në një deklaratë në lidhje me incidentin, mohoi çdo paragjykim fetar, duke deklaruar se “qëndrimi shumë luftarak” i grupit dhe keqpërdorimi i pajisjeve të emergjencës krijuan një rrezik sigurie. “Veprimet e ekuipazhit tonë ishin vetëm në përgjigje të sjelljes që kompromentoi sigurinë e pasagjerëve”, tha linja ajrore.
ok...emri i kapitenit te avionit spanjoll, IVAN CHIRIVELLA . per cudi ka qene trajneri/instructori i fluturimit te terrosistave te 9/11/2001 mes te tjereve i MUHAMAD ATTA.
Mirë ua kanë bërë! Imagjinoj të isha vetë në atë avion dhe nuk do më pëlqente një situatë e tillë. Pak rëndësi ka që ishin çifutët. Jam kundra luftës në Gaza dhe veçanërisht kundra Hamasit por çifutët nuk mund të tejkalojnë arsyen...